UBT

Mirëmbajtjen institucionale e nisin me parkun memorial në Pograxhë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Drejtoria për Rini, Kulturë dhe Sport ka filluar të implimentoje marrëveshjen e Komunës së Gjilanit me OVL së UÇK –së për përkujdesje të lapidarëve dhe përmendoreve në Komunën e Gjilanit.

Pas inspektimit të sejcilit lapidarë nëpër fshatra të komunës, ata sot kanë filluar që të pastrojnë parkun memorial në Pograxhë të dëshmorit Fatos Limani, kurse banorët e Pograxhës këtë veprim e kanë vlerësuar si shumë të dobishëm pasiqë për herë të parë në mënyrë institucionale po mirëmbahen lapidarët.

Mobi Casa

Veton Nevzadi, drejtor i Drejtorisë për Rini, Kulturë dhe Sport tha se këtë vit po bëjmë pastrimin e hapësirave ku janë të vendosur lapidarët nëpër fshatra dhe po vendosim flamujt e ri, ndërsa në vitin e ardhshëm pretendojmë që të investohet në ato vende ku lapidarët janë dëmtuar më shumë nëpër kohë.

Nevzadi me këtë rast falënderoi kryetarin e OVL UÇK-së zotin Ahmet Daku për angazhimin e përbashkët për të inspektuar këto hapësira dhe në mënyrë të veçantë falënderoi të gjithë qytetarët e komunës të cilët u munduan që deri tash të mirëmbajnë parqet memoriale nëpër fshatrat e komunës së Gjilanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.