KKVITI

Mirëmbajta dimërore në duar të kompanisë “EL BAU”, komuna ende se ka zyrtarizuar kontratën

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Dimri po afrohet ndërsa komuna e Gjilanit edhe pse e ka shpallur fituesin e mirëmbajtjes dimërore, ende nuk e ka zyrtarizuar kontratën. Pavarësisht kësaj Mentor Mihovci nga shërbimet publike thotë se komuna është gati dhe e përgatitur për dimër.

Komuna e Gjilanit pothuajse në të gjitha qeverisjet e saja ka dështuar ose është vonuar me përgatitjet për sezonin dimëror.

Edhe tani është e njëjta situatë. Edhe pse Komuna e ka përzgjedhur kompaninë “EL BAU” si fituese të tenderit në vlerë prej 100 mijë eurove për mirëmbajtjen dimërore, e njëjta kontratë ende nuk është zyrtarizuar.

Fundamenti

Mentor Mihovci drejtor i shërbimeve publike tha për rajonipress se kompania “ELBAU” është fituese e tenderit. “Ne jemi të përgatitur për sezonin dimëror dhe kemi kapacitete ta përballojmë si duhet” tha Mihovci.

Por përfaqësuesit e kompanisë thanë se ata ende nuk janë ftuar për ta nënshkruar kontratën./rajonipress/