FIDANISHTJA

‘Mirë se erdhe në Norwich’ – Milot Rashica prezantohet te klubi i ri

/ 1 minutë lexim
GRANDEMALL

Milot Rashica nga sezoni 2021/2022 do të luajë në Ligën Premier te Norwich City, ku u transferua nga Werder Bremeni.

Anësori i Kosovës është nisur drejt Anglisë në fillim të këtij muaji, ndërsa tashmë i është bashkuar skuadrës së tij të re.

Norwichi ka shpërndarë fotografi në rrjetet sociale, në të cilat Rashica ka pozuar me fanellën me numrin 17.

Uji Dea

Është raportuar se 24-vjeçar ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin anglez, mirëpo nuk ishte bërë i ditur çmimi zyrtar i transferimit.

Norwich City në sezonin 2021/2022 do të luajë në elitën e futbollit anglez, pasi në edicionin e kaluar e fitoi ligën e dytë në sistemin anglez të futbollit – Championship.

Rashica, i cili rrjedh nga klubi i Vushtrrisë, ishte pjese e Vitesses në Holandë gjatë viteve 2015-2018, para se të nënshkruante për Werder Bremenin, ku kaloi tri sezone e gjysmë duke shënuar 27 gola dhe duke dhuruar 19 asistime në 100 paraqitje në të gjitha garat. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.