United Hospital

Mirditorja që sfidoi Enver Hoxhën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nga Demir Krasniqi

Më datë 12 Mars 1928 –
U lindë Marie Tuçi – trimëresha e vërtetë !
N’ fshatin Ndërfushaz , atje në Mirditë –
Lindi gëzim i madh që e kemi pritë !

Shkoi për t’u shkollua , Maria kjo motër –
Në shkollën e mesme të motrave në Shkodër !
Në shkollën e mesme t’ motrave Stigmatine –
Zgjodhi rrugë fetare për të marrë mësime !

Kur arriti viti 1946 –
Abati Frano Gjini , kështu kishte dashtë ,
Që Marie Tuçin , pas mësimit dhe rritës –
Ta dërgoi mësuese në shkollën e Mirditës !

Marie Tuçi ishte mësuese guximtare –
Ndër vajzat e pakta në trojet shqiptare !
Ajo ishte bijë e nënë mirditores –
Që i doli kundër regjimit t’ Enver Hoxhës !

Ajo ishte vajzë e rritur nga Mirdita –
Sfidoi diktaturën pa pas frikë nga prita !
Por , ajo çka i ndodhi Maries në jetë –
Nuk mund të përshkruhet tmerri i vërtetë !

ARKATANA

Pas shumë reprezaljeve që iu banë Mirditës –
Nga një qeveri e drejtuar prej komunistësh …
Me rastin e vrasjes së Bardhok Bibës –
U arrestua Marie Tuçi , bija e Mirditës !

Torturimet që Maria i ka përjetua –
Pas përmbysjes së regjimit i janë publikua !
Askund vend s’i lanë , gjithmonë nën përndjekje –
Mizorisht e torturuan deri e prunë në vdekje !

Xhelatët e zhveshën për t’ a plasë në sedër –
Në një thes e futën me një macë të egër !…
Macën e egër e godisnin me mjete të forta –
T’ egërsohet , t’ a sulmojnë Marien kah koka !

Më 20 Shtator 1950 –
Në spital të Shkodrës , Maria ndërroi jetë !
Vdiq e masakruar dhe e keqtrajtuar –
Gjithmonë e përndjekur dhe e torturuar !…

Gjilan, më 03.08.2017.

Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.