Miratohet rishikimi i buxhetit
Sot, në vazhdimin e seancës së djeshme plenare, Kuvendi i Kosovës i ka pasur votat e mjaftueshme për ta miratuar rishikimin e Buxhetit të Kosovës për vitin 2015.
Me 61 vota për 17 kundër kuvendi ka miratuar propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Buxhetin e vitit 2015.
Me këtë ligj parashihet as një diskutimi të gjatë rreth propozimit të Qeverisë për rishikimin e Buxhetit të Kosovës për vitin 2015, i cili ka paraparë të ketë shkurtime afër 49 milionë euro te kategoritë paga dhe mëditje, udhëtimet, mallra dhe shërbime, si dhe te kategoria e derivateve të naftës
Është miratuar edhe rekomandimet e komisionit për peticionin kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike.
Po ashtu, është votuar edhe për emërimin e anëtarit në Këshillin Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës dhe për raportin vjetor për gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës për vitin 2014.
http://koha.net/?id=27&l=65820


