Fundamenti

Miratohet raporti për Kosovën, Sholtes përmend shansin e madh për vizat

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Sot Komiteti për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian (AFET), ka votuar për Raportin e Progresit për Kosovën. Ky raport është aprovuar me 42 vota për, 10 kundër dhe 6 abstenime, shkruan Gazeta Express. Pas këtij votimi, ka folur raportuesi i Parlamentin Evropian për Kosovën, Igor Sholtes, i cili ishte shprehur i kënaqur me rezultatin e votimit.

Ai ka thënë se tashmë Kosova përpara e ka shansin e madh për të marrë liberalizimin e vizave.

“Kosova është aktualisht në një pikë vendimtare për të marrë liberalizimin e vizave, i cili do t’i jepte Kosovës mundësinë për të lëvizur drejt një shoqërie moderne. Për ta arritur këtë, nevojitet luftë e vazhdueshme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Përpjekje gjithashtu duhet të ketë edhe në krijimin e një ambienti të përshtatshëm të biznesit dhe forcimin e një gjyqësori dhe zbatimin e ligjit”, ka thënë Sholtes, transmeton Gazeta Express.

Sholtes ka thënë se vlerësimet për raportin janë pozitive, megjithatë me disa vërejtje për mjedisin, arsimimin, pakicat, papunësinë si dhe përmirësimin e lirisë së gazetarëve dhe mediave në Kosovë.

Eco Higjiena

Ai ka thënë se Parlamenti Evropian është dhe do të vazhdojë të jetë një mbështetës dhe aleat i Republikës së Kosovës.

Sipas tij, stabiliteti dhe zhvillimi i Ballkanit dhe rajonit është me një rëndësi të jashtëzakonshme.

“Çdo përparim i bërë në këtë drejtim do të jetë gjithmonë i mbështetur nga ana jonë”, ka thënë Sholtes. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.