KKVITI

Miratohet në parim projektligji për buxhetin 2019

/ 1 minutë lexim
HW

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019.

LDK ka lëshuar sallën por është përkrahur nga deputetët e PSD-së, pasi kryeministri Haradinaj u zotua se do t’i plotësojë 5 kërkesat e këtij subjekti.

Paraprakisht, Partia Socialdemokrate ka kushtëzuar votimin e këtij projektligji me disa kërkesa.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka debatuar ditë më parë për dy ditë rresht rreth buxhetit të propozuar nga Qeveria e Kosovës.

FIDANISHTJA

Megjithatë, debati pati përfunduar pa votimin e projektligjit, pasi Kuvendi nuk ka pasur kuorum për vendimmarrje.

Buxheti për vitin 2019 është paraparë të arrijë shifrën e 2,3 miliardë eurove.

Ky projektbuxhet nuk është mbështetur nga dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, mirëpo ka fituar përkrahjen e subjektit tjetër opozitar, Partisë Socialdemokrate.

Pas shqyrtimit në komisionet përkatëse pritet që Kuvendi ta vendosë këtë projektligj për miratimin final në fillim të javës së ardhshme./telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.