HW

Miratohet Buxheti për vitin 2017

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Me 70 vota për, shtatë kundër dhe një abstenim u miratua buxheti për vitin 2017. Për herë të parë Kosova do të ketë buxhet prej dy miliardë eurove.

Më herët, gjatë debatit për amendamentimin e Projektligjit për Buxhetin e vitit 2017, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka thënë se do të vijmë në një pozitë të pavolitshme nëse votojmë pa burime.

“Ne do të vijmë në një pozitë të pavolitshme nëse votojmë pa burime. Edhe ligjet duhet me i bërë mbi bazën e burimit. Iu kisha lut që të kemi kujdes, nëse bëjmë ndryshime duhet me burime, sepse pa burime e kemi vështirë me bë ligje. Me bë ligj pa mbulesë nuk mund të pajtohem”, ka thënë ai.

Kuvendi do të mbajë seancën e radhës nesër në ora 11;00, ku do të flas Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Nesër pritet të diskutohet edhe për murin në veri të urës së lumit Ibër. /Telegrafi/

ARKATANA

——————————

Fillon shqyrtimi i dytë i projektligjit për Buxhetin 2017

Pas më shumë se tre orë pritjeje, ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës, ku po shqyrtohet për herë të dytë Projektligjit për Buxhetin e vitit 2017.

Kuvendi i Kosovës gjatë ditës ka miratuar projektligjin në lexim të parë me 73 vota për, 20 ishin kundër, ndërkaq asnjë nuk ka asbtenuar. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.