UBT

Miratohet buxheti për vitin 2014

/ 5 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kuvendi Komunal i Gjilanit, të martën, në seancën e fundit të punës në këtë përbërje, ka miratuar projekt-buxhetin 2014, pa votat e opozitës. Nuhi Nuhiu, drejtor për Financa, ka thënë se buxheti i vitit 2014, që është mbi 20 milionë, nuk është i mjaftueshëm për nevojat zhvillimore të komunës së Gjilanit, duke shtuar se planifikimi është dashur të respektojë limitet buxhetore, të cilat i ka cakton niveli qendror. Sipas tij, ngritje ka tek të hyrat komunale edhe atë te tatimi në pronë.

Zijadin Maliqi (LDK), ka thënë se të hyrat janë të njëjta me vitin e kaluar, ndërsa ka rritje te mallrat dhe shërbimet. E meta më e madhe e këtij buxheti, sipas Maliqit, është se nuk ka investime të reja.

Edhe Sokol Haziri (AAK), ka thënë se ky buxhet nuk garanton zhvillim dhe as nuk hap perspektivë për komunën e Gjilanit. Ai kërkoi që një pjesë e mjeteve të planifikuara për mallra dhe shërbime të barten te investimet kapitale.

Kurse Arben Mehmeti (LDK), kërkoi që të dihet saktësisht nëse komuna e Gjilanit ka borxhe, siç thuhet, apo nuk ka borxhe, siç ka thënë kryesuesi Izmi Zeka dhe ka marrë përgjigje nga Zeka se Komuna e Gjilanit nuk ka borxhe për punët e kryera, por ka projekte që janë në zhvillim e sipër.

Arsyen e planifikimit më të madh të mjeteve të kategoria e mallrave dhe shërbimeve e ka dhënë Nuhi Nuhiu, duke thënë se ne i dimë obligimet që kemi. “Nëse këto mjete nuk shpenzohen të gjitha, atëherë fare lehtë mund të barten te investimet kapitale”, ka thënë ai.

Në të vërtetë planifikimi më i madh i mjeteve për mallra dhe shërbime, ka ardhur si nevojë e zhvillimit dhe mirëmbajtjes së investimeve të kryera, ka thënë Qemajl Mustafa, kryetar i Komunës, i cili ndër të tjera ka përmendur shkollën e re të Agrobiznesit, Gjimnazin e ri, që duhet të lëshohet brenda kësaj jave si dhe projekte të tjera, të cilat kërkojnë mirëmbajtje.

Mustafa u shpreh i pa kënaqur me formulën e ndarjes së buxhetit nëpër komuna, duke thënë se Gjilani po dëmtohet sepse nuk po merren parasysh specifikat që i ka ai, për shembull në arsim, ku mësimi duhet të organizohet në katër gjuhë.

Uji Dea

Kuvendi miratoi edhe rregulloren për tatimin në pronë 2014, e cila është e njëjtë me atë të vitit të kaluar, ka thënë Nuhiu Nuhiu, drejtor për Financa. Zijadin Maliqi (LDK), ne emër të grupimit të tij politik, kërkoi uljen e bazës tatimore për 20 për qind për të gjitha kategoritë, meqë norma tatimore nuk mund të ndryshohet, por nuk hasi në përkrahje të shumicës. Qemajl Mustafa, kryetar i komunës, ka thënë se rritja e tatimit në pronë është nevojë për zhvillim të komunës.

Po ashtu u miratua edhe vendimi për ri-destinimin e një shumë të mjeteve financiare te shëndetësia për nevoja infrastrukturore. Xhemajl Salihu, drejtor për Shëndetësi, ka thënë se këto mjete kanë qenë të planifikuara për blerjen e një autoambulance dhe të një veture, por meqë të dyja këto automjete janë siguruar përmes donatorëve, atëherë është menduar që kjo shumë të destinohet për investime në infrastrukturë shëndetësore.

KK miratoi edhe Strategjinë lokale kundër dhunës në familje 2013-2018, pasi që sponzorizuesi e kishte respektuar edhe sugjerimin e Komitetit për Politikë dhe Financa që fjalën “konflikt” të zëvendësojë me fjalën “luftë”.

Gjithashtu, u miratuan edhe vendimi për këmbimin e pronave komunale dhe private, të cilat janë shpronësuar si interes publik për nevoja të rrugës “Jugu I”, vendimi për rregullimin e kufijve mes pronës private dhe komunale në afërsi të Stacionit të Autobusëve si dhe vendimin për shpalljen e interesit të përgjithshëm në sipërfaqe prej 87m/² në rrugën ”Elez Agushi”.

Vendimmarrësit votuan edhe për këmbimin e pronës komunale me pronën e Bashkësisë Islame, për nevoja të xhamisë në “Derë Mahallë” si dhe vendimin për ndërrimin e destinimit të një prone në lagjen “Zabeli i Sahit Agës”, të cilën pronari e ka falur për ndërtimin e një xhamie. Te këto dy pika, këshilltarët komunalë u treguan më të kujdesshëm dhe votuan në mënyrë unanime.

Po ashtu Kuvendi Komunal miratoi edhe Marrëveshjen e Mirëkuptimit ndërmjet Komunës së Gjilanit, Qendrës “Don Bosko” dhe Selim Ramadanit, për zgjidhjen e çështjes së banimit të këtij të fundit, si dhe Raportin e Komisionit për evidentimin dhe verifikimin e dëmeve të luftës të vitit 1999, duke e autorizuar Komisionin që dosjen e kompletuar ta dorëzojë në organet e drejtësisë.

Me këtë seancë, Kuvendi Komunal i ka dhënë fund agjendës së punës në këtë përbërje dhe brenda javës do ta mbajë edhe një seancë solemne, për ta deklaruar të përfunduar mandatin e tij. Opozita, nëpërmjet Arben Mehmetit (LDK) kërkoi që pikat që kishin të bënin me implikime financiare, të mos miratohen nga kjo përbërje, por nuk është marrë parasysh nga shumica./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.