UBT

Miratoci solidarizohen me refugjatët, infrastruktura dhe shërbimet komunale të Preshevës jo të kënaqshme

/ 3 minuta lexim
HW

Fshati Miratoc i komunës së Preshevës është vendbanimi i parë me të cilin ndeshen refugjatët pasi të hyjnë nga Maqedonia në Serbi.

Prej fillimit të krizës së refugjatëve që po vijnë nga Lindja e mesme, fshati gati gjithmonë është me refugjatë, me organizata e vullnetarë lokal e ndërkombëtar, policë, ekipe të mjekëve dhe me autobusë që bartin refugjatët.

Ekipi i portalit informativ Titulli.com qëndroi një ditë në Miratoc për të parë se sa ka ndryshuar jeta e banorëve vendas me fillimin e ardhjes së refugjatëve, gjegjësisht kalimit të tyre nëpër fshat.

Nënkryetari i Bashkësisë Lokale, Llukman Mustafa, thotë se fshati ka ndryshuar, banorët ndihmojnë refugjatët me mundësitë që kanë, por nuk janë të kënaqur me ndihmën që i ofrohet atyre.

“Banorët ndihmojnë refugjatët me ushqime e veshmbathje, por nuk jemi të kënaqur sepse neve nuk po na ndihmojnë, sidomos komuna, e cila na ka premtuar tanimë tre muaj se do të pastrojë rrugët e do na sjell kontejnerë për mbeturina, por asgjë nuk kanë bërë”, thotë Mustafa për Titullin.

Ai thotë gjatë kësaj kohe fshati nuk ka marrë asnjë ndihmë as nga pushteti lokal as nga ai qendror në sferën e infrastrukturës, ndërsa problem janë edhe mbeturinat nëpër arat e tyre dhe mungesa e tualeteve publike për nevojat e refugjatëve.

Uji Dea

Plaku Ahmet Shabani nga Miratoci falënderon të gjithë ata që po ndihmojnë refugjatët, duke shtuar se nuk kanë probleme me ata.

“Po ndihmojnë donatorët e jashtëm dhe humanistët, zoti i dhashtë shëndet, se refugjatët janë në pozitë të vështirë. Nuk kemi probleme me ata”, thotë Shabani.

Në këtë fshat takuam edhe Dafina Alijin, vullnetare e Zyrës për të rinj nga Presheva, e cila udhëzonte refugjatët e ardhur për tek autobusët që bartin ata deri tek qendra e pranimit në Preshevë.

“Ne kemi për detyre t’i informojmë refugjatët për procedurat kur ata hyjnë në shtetin e Serbisë. I informojmë që kanë autobusë falas deri tek qendra e pranimit”, thotë Aliji.

Sipas fjalëve të saj, autobusët fillojnë punën këtu që nga ora shtatë e mëngjesit deri në ora 23h, e sa i përket vullnetarëve, vetëm në Miratoc punojnë 12 vullnetarë lokalë, të ndarë në dy grupe.

Në ditën kur ishim në Miratoc mbante mot i ftohtë. Fillimisht nuk pati refugjatë, por më vonë filluan të vijnë, e ardhjen e tyre deri në Miratoc e ndihmonin duke i sjell me kombibus punëtorët e organizatës “Mjekët pa kufij”, që prioritet i jepnin familjeve më fëmijë, personave me invaliditet dhe personave të moshuar./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.