UBT

Miratimi i Strategjisë për Sigurinë, Hoti: Garanton sigurinë e qytetarëve dhe anëtarësimin në NATO

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Qeveria në detyrë e Kosovës, në mbledhjen e së enjtes ka miratuar strategjia për “Sigurinë e Kosovës”, për të cilën kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti tha se garanton sigurinë e qytetarëve dhe anëtarësimin në NATO, raporton Ekonomia Online.

Ai po ashtu tha se më këtë Kosova tregon që ka për qëllim fqinjësinë e mirë.Është iniciuar strategjia dhe është mbështetur nga partnerët tan strategjik. Kjo garanton sigurinë e qytetarëve nga jashtë e brenda. Anëtarësimin në NATO e BE si dhe sigurimin në aspektin mjedisor, social, ekonominë e tregut Definon politikat e sigurisë së mbrojtjes dhe konfirmon që Kosova ka për qëllim fqinjësinë e mirë”, tha Hoti.

ARKATANA

Anton Quni, monistë në detyrë i Mbrojtjes , tha se kanë arritur marrëveshje me disa shtetet e për ngritjen e sigurisë.

“Ministria e Mbrojtjes ka arritur 15 marrëveshje më shtete të ndryshme me qëllimin rritjen e sigurisë. Ndryshimi i mandatit ligjor të policisë ushtarake që do të shtojë një vlerë të shtuar për FSK. Poashtu do të kontribuojë në sigurinë publike. Si propozues për aprovimin e strategjisë së mbrojtës së Kosovës e them shkurt se kjo ndihmon në sistemin e mbrojtjes së vendit. Strategjia e mbrojtës paraqet kornizë konceptuale për mbrojtjen dhe parimet e saj. Përcakton qëllimet bazuar në sfidat dhe rreziqet që i kanosen vendit”, tha Quni.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.