ARKATANA

Miratimi i ri-shikimit të buxhetit komunal, akt i dëmshëm për zhvillimin e proceseve pozitive në Gjilan

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Me aktin e miratimit të ri-shikimit të buxhetit komunal për vitin 2014, Kuvendi Komunal është vënë në shërbim të ekzekutivit të komunës së Gjilanit, i cili nuk ka për synim nxitjen e zhvillimeve pozitive por ka për qëllim realizimin e interesave politike të koalicionit qeverisës LDK-AAK thotë Riad Rashiti këshilltar komunal nga radhët e PDK-së.

Rashiti thotë se projekt propozimi për ri-shikimin e buxhetit komunal, kishte shumë paqartësi dhe jo profesionalizëm. Përmbajtja e ndryshimeve të propozuara kishte të bënte me rritje të shpenzimeve, ku në total kemi rritje prej 1 milion e 631 mijë e 838.60 euro, ndërsa në anën tjetër ishin planifikuar zvogëlim të buxhetit për bujqësi, zhvillim ekonomik dhe shëndetësi. Ku nga buxheti i bujqësisë janë hequr 64,082.00 euro, e të cilat ishin të planifikuara në buxhetin e saj për vitin 2014, për investime në projekte zhvillimore.

Ndërsa nga buxheti i drejtorisë së zhvillimit ekonomik, janë hequr 83 mijë euro, të planifikuar për investime në projekte të ndryshme zhvillimore, si dhe nga buxheti i shëndetësisë janë hequr 20mijë euro të planifikuara për projekte investive sqaron Rashiti.

Rashiti tha se qeverisja lokale e LDK-AAK-së në Gjilan dhe e Lutfi Hazirit, në vazhdimësi është thirrur në zvogëlim të shpenzimeve dhe në “dietë buxhetore”, ndërsa në anën tjetër në vazhdimësi ka rritur shpenzimet dhe planifikimin e tyre, kështu duke dëmtuar dhe zvogëluar buxhetin për projekte investive nëpër sektorë të ndryshëm.

FITORJA

Poashtu me këtë ri-shikim të buxhetit, nuk janë bërë ndryshimet e duhura si pasojë e rënies drastike të të hyrave vetanake në buxhetin e komunës së Gjilanit, ku vetëm për këta gjashtë muaj kemi rreth 500 mijë euro më pak të hyra nga planifikimi i buxhetit për këtë periudhë, e ku deri në fund të vitit do të kemi rreth një milion euro më pak të hyra vetanake, si pasojë e mos angazhimit të institucioneve komunale dhe joseriozitet në punën e tyre.

Drejtori i buxhetit dhe financave si dhe kryetari i komunës së Gjilanit, kohëve të fundit kanë shpeshtuar thirrjet e tyre ndaj qytetarëve, për kryerjen e obligimeve ndaj komunës. Mirëpo kjo thirrje duhet drejtuar së pari vartësve të tij-drejtorëve komunal dhe zyrtarëve të tyre, për rritje të angazhimit dhe seriozitetit në punën e tyre rreth rritjes së nivelit të inkasimit ka thënë Rashiti.

Sipas tij është tepër shqetësuese edhe gjendja e investimeve në komunën e Gjilanit, ku asnjë projekt i ri i kësaj qeverisje lokale, nuk është ideuar apo hartuar, por vetëm janë vazhduar projektet e nisura nga qeverisja e kaluar. “Përveç kësaj, ka disa projekte shumë të rëndësishme që edhe janë bllokuar për të filluar investimet, pa asnjë arsye të vetme, sikurse që është projekti i PPP në kompleksin e shkollave të mesme, ku kanë qenë të realizuara të gjitha procedurat deri në nisjen e investimeve, ku ishin të siguruara edhe mjetet financiare. Projekti i bllokuar për krijimin e zonës ekonomike, projekti i bllokuar i PPP për transportin publik, për tregun e gjelbër etj. Është bllokuar edhe hartimi i strategjisë së zhvillimit ekonomik, ku sot komunës së Gjilanit i mungon kjo strategji e zhvillimit ekonomik, sikurse që i mungojnë edhe prioritetet e projekteve në mungesë të një programi qeverisës LDK-AAK” ka thënë ai.

Ky vit 2014 për komunën e Gjilanit, do të mbahet mend për shumë dështime në qeverisjen komunale, për shumë problem të krijuara, për mungesë të investimeve dhe bllokim të tyre, për inkasimin më të dobët që nga paslufta të të hyrave vetanake, për mungesë të bashkëpunimit me donatorë dhe ç’orientim total të rrugës së zhvillimeve pozitive për komunën dhe qytetarët e Gjilanit ka thënë në fund Rashiti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.