Fundamenti

Miqësorja me Ukrainën, në pikëpyetje! Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit ka zhvilluar një seancë stërvitore këtë të mërkurë, një ditë pas humbjes me Kosovën në Zyrih, e është transferuar për në Verbier, një qytet afër Evianit, ku është parashikuar të zhvillohet ndeshja e dytë miqësore me Ukrainën.

Por, zhvillimi i saj mbetet ende në pikëpyetje.

Sipas programit të kuqezinjve, nga e enjtja e 31 majit e në vijim parashikohet vetëm një seancë stërvitore në ditë, në pritje të një vendimi të dytë dhe zyrtar sa i përket ndeshjes me ukrainasit.

United Hospital

Kjo ndeshje është parashikuar të luhet në Evian, por përfaqësuesja e Ukrainës ka shprehur rezerva për stadiumin ku pritet të luhet ndeshja, e për këtë arsye palët janë ende në diskutim.

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të respektojë kontratën me kompaninë që ka marrë përsipër zhvillimin e këtyre dy ndeshjeve, duke vazhduar përgatitjet deri në datën 3 qershor, kur është parashikuar të luhet miqësorja e dytë me Ukrainën./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.