ARKATANA

Miodrag Paviq në pranga- dyshohet për 2400 franga

/ 1 minutë lexim
FITORJA

Gjilan – Miodrag Paviq, gjyqtar i Gjykatës Komunale në Gjilan, është arrestuar në flagrancë nga Policia e Kosovës, pasi ka pranuar ryshfet nga një qytetar. Ramiz Azizi tha se Paviq dyshohet për 2400 franga të cilat mjete i ka pranuar nga një qytetar serb i Pasjanit.

Gjyqtari Miodrag Paviq është prangosur të mërkurën rreth orës 10:30, në dalje të Gjilanit. Kryetari i Gjykatës Komunale Ramiz Azizi tha për rajonipress se Paviq dyshohet se i ka marrë një qytetari serb nga Pasjani rreth 2400 franga për t`ia rregulluar një çështje trashëgimore.

Hidromorava

Azizi tha se pasi t`i caktohet masa e ndalimit Paviqit lënda e tij pritet të shkojë në Gjykatën e Prizrenit, për shkak të konfliktit të interesit.

Edhe Agron Uka nga prokuroria e Qarkut tha për rajonipress se Paviqit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.