ARKATANA

Minxhozi thotë se Rama e Kurti do t’i rregullojnë raportet, mosmarrëveshjet i lidh me “Ballkanin e Hapur”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovës, Qemal Minxhozi ka thënë se pavarësisht mosdakordimit momental ndërmjet kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe atij të Kosovës, Albin Kurti, marrëdhëniet duhet të thellohen.

Krejt këtë mosmarrëveshje ai po e lidh me iniciativën Ballkani i Hapur, por që shprehet optimistë që gjërat do të sqarohen në vazhdim.

“Është thënë çartë nga dy kryeministrat që marrëdhëniet midis nesh do të vazhdojnë, do të thellohen dhe do të përparojnë, pavarësisht mosdakordësisë momentale që ekziston për çështjen e Ballkanit të Hapur”.

Minxhozi ka folur edhe për 13 marrëveshjet e përbashkëta të nënshkruara në Elbasan. Sipas tij, marrëveshjet paraprake nuk janë zbatuar plotësisht për shkak të ndërrimit të shpeshtë të qeverive të Kosovës në vjetët e fundit.

United Hospital

Po ashtu ai ka kërkuar një seriozitet më të madh nga institucionet për arritjen e objektiva, raporton EO.

“Kosova gjatë këtyre pesë, gjashtë viteve ka pasur më tepër se pesë Qeveri domethënë në zgjedhjet e herëpashershme. Por gjithsesi domethënë ka pasur edhe disa burokraci që kanë pasur mundësi të evitohen. Ajo që do të themi ne, kjo mbledhje ka pasur një fokus më të drejtpërdrejtë për zgjidhjen e disa problemeve që kanë qenë një shqetësim shumë i madh”.

“Siç ka qenë lëvizja e lirë e njerëzve, e mallrave, lejet e qëndrimit të qytetarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës në të dy anët e kufirit, problemi i pensioneve, problemi i njohjes së diplomave e të tjera me radhë”.

“Prandaj unë po them që jehona e mbledhjes së Elbasanit ka filluar që të përkthehet në rezultate konkrete dhe besojmë që do kemi një qasje tjetër kësaj radhe, një seriozitet më të madh nga institucionet e ndryshme për të realizuar këto objektiva”, tha Minxhozi./EO

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.