Fundamenti

Minxhozi: Lufta e çlirimtarëve s’mund të gjykohet

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shpërbërja e Kuvendit ishte mënyra më e mirë për t’iu hapur rrugë zgjedhjeve të reja që do të mbahen me 8 qershor. E pavarësisht themelimit të Gjykatës Speciale, lufta e UÇK-së nuk mund të njolloset asnjëherë, pasi ishte luftë e drejt dhe çlirimtare.

Kosova po bënë hapa të duhur në integrimin evropian. Kështu shprehet ambasadori i ri i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, në një intervistë për KosovaPress.

Ambasadori Minxhozi thotë se Kosova është në një situatë ku e gjithë klasa politike është e përfshirë në një aksion shumë të madh për zgjedhjet e këtij viti, që bënë edhe fazën përmbyllëse të gjitha debateve që janë bërë brenda Parlamentit, jashtë Parlamentit dhe është e gatshme për të përballuar këtë sfidë.

“Po unë mendoj që në mënyrën me të madhe ishte një vullnet i gjithë partive politike për të ardhur deri tek kjo pikë, pak a shumë mendoj unë në masën 80 apo 90 për qind partitë politike ishin për t’u shpërndarë Parlamenti”, tha Minxhozi.

Minxhozi thotë se në asnjë mënyrë nuk mund të gjykohet lufta e UÇK-së, derisa thotë se zgjatja e mandatit të EULEX-it u bë me pajtimin e klasës politike në vend.

Uji Dea

“Lufta e çlirimtarëve të Kosovës nuk mund të njolloset. Duhet ndarë dy gjëra, e para që kjo ka qenë një luftë e drejt, një luftë vetëmbrojtëse, një luftë që kishte të bënte me vënien në vend të dinjitetit të popullit të nëpërkëmbur nga makina serbe prej dekadash e dekadash”, vlerëson ambasadori Minxhozi.

Qemal Minxhozi është emëruar ambasador i Shqipërisë në Kosovë, në fillim të këtij viti, pas përfundimit të mandatit të Islam Laukës.

Minxhozi është zgjedhur deputet për Qarkun e Dibrës, në zgjedhjet e përgjithshme për dy mandate radhazi 2005-2009 dhe 2009-2013, dhe ka qenë anëtar i Komisionit për Politikën e Jashtme.

Minxhozi ka gjithashtu një eksperiencë në diplomaci ku ka qenë shumë aktiv duke shërbyer si Ambasador i parë i Shqipërisë në Danimarkë gjatë viteve 2002-2005. /Telegrafi/