Minxhozi: Kosovës pa të drejt iu vonua liberalizimi i vizave

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi e ka quajtur tepër të rëndësishëm rekomandimin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave edhe për qytetarët e Kosovës.
Madje, ai e ka quajtur të padrejt vonesën për t’ua mundësuar lëvizjen e lirë qytetarëve të Kosovës, sikurse gjithë qytetarëve tjerë të Evropës.
“Liberalizimi i vizave është një bonus që Kosovës i takonte me kohë. Unë po dal jashtë petkut diplomatik. I takonte, sepse Kosova ka bërë hapa përpara për sa i përket procesit të liberalizimit të vizave dhe me pa të drejt u vonua ky proces, por më mirë vonë se kurrë… është një moment shumë i rëndëishëm, pas pavarësisë një ngjarje shumë e madhe”, ka thënë Minxhozi në Rrokum TV.
Ai ka shtuar se i vinte keq kur shikonte radhë të gjata afër ambasadës italiane njerëz të moshave të ndryshme duke pritur për viza.
“Ambasada e Shqipërisë është afër ambasadës italiane dhe kur kaloj andej ulë kokën kur shoh radhë të gjata të njerëzve dhe thosha unë po ku do të shkojnë këta nga ne, ne jemi një. Njerëz të moshave të ndryshme, të profesioneve të ndryshme. Imagjinojeni tash do lëvizin të lirë”, është shprehur ai.