Mobi Casa

Minxhozi: Kosova e Shqipëria në luftë të vazhdueshme për sigurimin e vaksinës anti-Covid

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ambasadori shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se Kosova dhe Shqipëria e kanë pasur problem sigurimin e vaksinës anti-Covid.Por që sipas tij, të dy vendet janë në luftë të vazhdueshme për të siguruar sa më shumë doza të kësaj vaksine.

“Gjithë bota lufton për vaksinën. Dhe ka pasur probleme kudo për sigurimin e vaksinës. Po është një luftë e vazhdueshme për sigurimin e saj si në Kosovë poashtu edhe në Shqipëri”.

Minxhozi më tej ka shtuar se masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovws janë të duhurat që qëllim kanë zvogëlimin e rasteve të të infektuarve, duke shtuar se masa të tilla janë marrë edhe në gjithë rajonin.“Mendoj që janë masa në kohën e duhur që kanë të bëjnë me parandalimin e shpërndarjes së virusit. Ka qenë një situatë sa politike sa ndryshime qeverish”.

UBT

“Dhe ka ardhur momenti për të ndaluar numrin e të infektuarve dhe zbutur numrin e vdekjeve dhe besojmë që autoritet shëndetësore të Kosovës. Këtë proces e kemi pasur edhe në Shqipëri prandaj kudo në rajon masa të tilla merren për të parandaluar përhapjen e kësaj sëmundje”.

Tutje, Minxhozi ka bërë apel në respektimin e masave, edhe përkundër se ndërmjet të dy vendeve nuk ka nevojë për teste për të kaluar kufirin, raporton EO.

“Është vendosur prej muajsh që ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë nuk do të ketë ndalesa të qytetarëve që do të thotë nuk kanë nevojë për të pasur teste reciproke në kufi ose për të paraqitur dokumentacionin që është bërë një test si Tiranë apo në Prishtinë dhe kjo është pozitive por që do thotë që duhet të jemi të kujdesshëm me masat”, tha Minxhozi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.