Hidromorava

Minxhozi kërkon një vizion më të qartë në dialog: Problemet mes Kosovës e Serbisë të kenë një zgjidhje afatgjate

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, shpreson që institucionet shtetërore të veprojnë me maturi, në mënyrë që Kosova të mos ndodhet përpara situatave të papritura. Ambasadori Minxhozi, theksoi se tani kërkohet nga palët një vizion i qartë, që të mos e dëmtojnë procesin e dialogut dhe atë të integrimeve evropiane.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, në një prononcim për Radio Kosovën ka deklaruar se pas situatës së krijuar ne veri të Kosovës, tani çështja është shumë delikate. Ai theksoi se nga pikëpamja institucionale, Kosova ka gjithë të drejtën e saj që të unifikojë veprimet që kanë të bëjnë me targat, derisa tha se ai është një vendim i shtyrë disa herë, dhe se prapë kërkohet një shtyrje. Minxhozi, kërkoi që tani udhëheqësit e Kosovës duhet të veprojnë më maturi, për të mos krijuar situata të papritura.

“Por, nga ana tjetër, duhet ta kemi parasysh se kjo shtyrje është e lidhur edhe me situatën gjeopolitike që po krijohet në rajon. Duhet të kemi parasysh që edhe ndërmjet Kosovës e Serbisë janë disa probleme shumë serioze, që pavarësisht frymës që u krijua nga viti 2013 e 2014, që u nënshkruan disa marrëveshje, ecuria ka qenë pothuajse minimale. Sot, ndodhemi në një konflikt do të thosha, sa institucional, por edhe më gjerë se kaq. Nuk dua të bëj rolin e gjykatësit në këtë çështje, por ajo që kërkohet është që ndërmjet Kosovës e Serbisë patjetër duhet të ketë një zgjidhje afatgjatë. Prandaj, uroj që deri më datë 21 nëntor të veprohet me maturi e me kujdes, në mënyrë që të mos ndodhemi përpara situatave të papritura”, deklaroi ambasadori Minxhozi.

Fundamenti

Tutje ai theksoi se tani kërkohet nga palët që të kenë një vizion të qartë, për të mos e dëmtuar procesin e dialogut dhe atë të integrimeve evropiane. Ai deklaroi se edhe ashtu procesi është shumë i vonuar, i cili ka dëmtuar interesat e Kosovës dhe Serbisë, për sa i përket rrugës së anëtarësimit në institucione ndërkombëtare.

“Çështja është se tani kërkohet një maturi, kërkohet një vizion më i qartë sesa ai i momentit, kërkohet që palët të bëjnë lëvizje të tilla, që pa dëmtuar procesin, të shikojnë të gjejnë një zgjidhje sa më të pranuar për palët. Një zgjatje e këtij procesi ndikon negativisht edhe për të ardhmen e Kosovës, siç mund të jetë jo vetëm liberalizimi i vizave, por edhe shumë procese të tjera që Kosova ka shumë nevojë për to. Dialogu është një domosdoshmëri e jashtëzakonshme për zhvillimin e Kosovës dhe Serbisë”, vuri në dukje Qemal Minxhozi, ambasador i Shqipërisë në Kosovë.

Pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës me tërheqjen e serbëve nga institucionet shtetërore, bashkësia ndërkombëtare ka bërë thirrje për ulje të tensioneve duke rikujtuar obligimet e dialogut Kosovë-Serbi.