Minxhozi e Arifi vizitojnë “Vatrën”
Gjilan – Të mërkurën në selinë e Lëvizjes Qytetare “Vatra” në Gjilan , kryetarja znj. Gentiana Shabani me bashkëpunëtorë priti në një takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës , z. Qemajl Minxhozi dhe Kryetarin e Bujanocit z. Nagip Arifi.
Fillimisht në hapje të takimit kryetarja falënderoi pjesëmarrësit për ardhjen dhe i informoj për hallet me të cilat ballafaqohen qytetarët e dëbuar nga Kosova Lindore që jetojnë në Republikën e Kosovës.
Poashtu edhe Arifi e informoj ambasadorin për problemet e shqiptarëve në Kosovën Lindore.
Ambasadori Minxhozi edhe njëherë konfirmoj mbështetjen e plotë nga shteti shqiptar dhe krejt në fund të takimit palët u dakorduan për bashkëpunim në vazhdimësi në gjetjen e mundësive për zgjidhjen e këtyre problemeve thuhet në njoftimin e “Vatrës”./rajonipress/


