GRANDEMALL

Minoritetet, fuqi në Kuvend

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Liderët e partive më të mëdha politike në vend, me përjashtim të Lëvizjes Vetëvendosje, tanimë janë pajtuar në parim që shumë shpejt të nisin ndryshimet kushtetuese, përmes të cilave do të mundësohet vazhdimi edhe për së paku një mandat i vendeve të rezervuara për deputetët e komuniteteve pakicë.

Ky pajtim i liderëve partiakë kosovarë, i ofruar në takimin e fundit në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, shënon edhe hapin e parë të kompromisit të Kosovës përtej Pakos së Ahtisarit, e cila derisa ishte në fuqi, nga liderët kosovarë për çdo ditë thuhej se nuk do të tejkalohet.

Burime të Tribunës kanë bërë të ditur se në takimin që kanë zhvilluar liderët e subjekteve politike në Ambasadën Amerikane, në parim janë pajtuar që t’i sigurojnë prezencë solide në Kuvend.

UBT

Në këtë takim, siç ka mësuar Tribuna, i vetmi ka qenë lideri i LDK-së Isa Mustafa, që u ka thënë të pranishmëve se i duhet që të diskutojë me Grupin Parlamentar të LDK-së për të parë nëse kjo ide e gjen mbështetjen e deputetëve. Derisa krerët e PDK-së, AK-së dhe AKR-së kanë folur me kompetencë se e kanë besimin e deputetëve dhe i kanë thënë po idesë për vazhdimin e vendeve të rezervuara.

Aktualisht në Kuvendin e Kosovës, përveç 20 vendeve të rezervuara, komunitetet pakicë kanë edhe 5 vende më shumë, të cilat i kanë fituar me dalje në zgjedhje. Nëse ndryshimet kushtetuese ndodhin dhe u vazhdohet kjo gjendje, komunitetet pakicë pritet të sigurojnë deri në 30 ulëse në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit. Kjo i ka frikuar deputetët e komunitetit shqiptar….(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.