UBT

Ministrja Hoxha kërkon nga Hahn përshpejtimin e vendimmarrjes për vizat

/ 2 minuta lexim

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar komisionarin për zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn gjatë Konferencës së 14-të të Rajoneve dhe Qyteteve të Evropës që po mbahet në Salzburg.

Në njoftimin për media thuhet se ajo kërkoi mbështetjen e tij që procesi i vendimmarrjes për liberalizimin e vizave për kosovarët të përshpejtohet dhe përmbyllet gjatë këtij viti.

“Ne i kemi përmbushur të gjitha kushtet nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave. Ne jemi duke çuar përpara Agjendën e Reformave Evropiane, dhe me dinamikë të shtuar po realizojmë masat e planifikuara nga MSA-ja”, ka thënë Ministrja Hoxha.

UBT

Pas përmbushjes së kushteve përkatëse, presim qe edhe vendet anëtare dhe institucionet e BE-së të kryejnë të gjithë hapat procedural dhe procesi te përmbyllet pa vonesa.

Komisionari për zgjerim të BE-së, Hahn, theksoi se Kosova e ka mbështetjen e tij për procesin integrues, duke përfshirë edhe liberalizimin e vizave. Hahn inkurajoi Ministren Hoxha që Kosova të vazhdojë me reformat sidomos në fushën e sundimit të ligjit, administratës publike dhe të bërit biznes./Lajmi.net/