UBT

Ministrja Hajdari gjobitet me 200 euro, aksidentoi me veturë një fëmijë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shqiptuar dënim me gjobë në shumën prej 200 euro ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, për një aksident që kishte shkaktuar në trafik.

Po ashtu, Hajdari obligohet që të paguajë shumën prej 100 euro për mendimin e ekspertit të komunikacionit dhe shumën prej 900 për super ekspertizë dhe për ekspertizë mjeko – ligjore të paguajë shumën prej 50 euro.

“Nëse e pandehura nuk e kryen pagesën e gjobës në afatin e paraparë me ligj, si dhe shpenzimet e procedurës kundërvajtëse, në të kundërtën ekzekutimi do të bëhet sipas dispozitave të Ligjit të Procedurës Përmbarimore”, thuhet në komunikatën për media

Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pronësore – juridike udhëzohet në kontest civil.

Mobi Casa

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, Divizioni i Kundërvajtjes, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Në seancën e 12 tetorit 2022, ministrja Hajdari kishte thënë se nuk ndjehet fajtore për aksidentin ku ishte goditur një fëmijë.

Ajo kishte deklaruar se ka qenë në shpejtësinë brenda rregullave të komunikacionit dhe se papritmas vajza është goditur nga vetura pasi e njëjta ka qenë duke vrapuar.

“Atë ditë isha duke u kthyer në banesën time dhe derisa isha duke u parkuar, është një kamerë pranë një marketi, e cila ka incizuar të gjithë situatën se çka ka ndodhur. Kur u mundova të sqarohem se çka ka ndodhur u akuzova që unë po fsheh aksidentin, unë nuk e kam ditur që duhet ta informoj opozitën, por unë e kam ditur që duhet ta informoj policinë që ka ndodhur një aksident”, kishte deklaruar ministrja. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.