Eko Higjiena

Ministrja gjermane pas takimit me Kurtin: Kosova ka bërë punën e saj për vizat, tani duhet BE-ja ta bëjë punën e vet

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, gjatë takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se Kosova ka bërë punën e saj sa i përket liberalizimit të vizave, dhe tani duhet Bashkimi Evropian ta bëjë punën e vet.

Ajo ka rikonfirmuar mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën, si dhe ka thënë se Ballkani Perëndimor do të vendoset në listën e prioriteteve.

“Ne jemi marrë vesh që Ballkanin Perëndimor ta vendosim në listën tonë të prioriteteve. Ne në Qeverinë e re federale kemi vendosur që për herë të parë të krijojmë një funksion të ri për përfaqësuesin special për Ballkanin Perëndimor. Gjermania është investitor dhe donatori më i madh në Kosovë, duam të zgjerojmë edhe më tej këto marrëdhënie”.

“Sa i përket liberalizimit të vizave, Kosova në këtë drejtim e ka bërë punën e saj, tani duhet BE ta bëjë punën e vet. Ne kemi folur edhe për reforma që ka nisur qeveria, luftimi i korrupsionit, ju në këtë rrugë e keni mbështetjen tonë të plotë”, ka thënë ajo.

Tutje, ministrja ka falënderuar Qeverinë e Kosovës që ka vendosur sanksione ndaj Rusisë pas sulmeve që është dukë bërë në Ukrainë.

Eco Higjiena

“Falënderoj Qeverinë e Kosovës që më solidaritet i është bashkuar masave të bashkësisë ndërkombëtare, kjo ka treguar që Kosova i përket Evropës. Ne jemi dhe do të mbetemi partner i juaj”, ka shtuar më tutje ajo.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti ka falënderuar ministren për vizitën e saj në Kosovë.

“Gjermania ka ndihmuar shtet-ndërtimin tonë. Mbi gjysmë milioni bashkatdhetarë jetojnë në gjermani. Ministren e falënderova për vizitën në një kohë të vështirë, biseduam për situatën politike dhe sfidat. E sigurova ministren se Kosova është partner i qëndrueshëm i Gjermanisë dhe Bashkimi Evropian”, theksoi ai.

Kurti po ashtu ka thënë se në takim me ministren e ka njoftuar edhe për sanksionet e vendosura ndaj Rusisë, si dhe për punën e Qeverisë Kurti.

“Si Kryeministër i një qeverie të re dhe progresive kam pasur kënaqësinë të bashkëbisedojmë, sidomos për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin tonë dypalësh, i cili është duke u intensifikuar më shumë se sa më parë. Kjo shihet sidomos në rritjen e eksportit kosovar me destinacion në Gjermani, por edhe investimet direkte të shtuara nga Gjermania në Kosovë”, ka deklaruar ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.