United Hospital

Ministrja Gërvalla ka një apel për mërgimtarët që ia mësyjnë Kosovës për pushime

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, në një prezantim që pati të martën për publikun gjermanishtfolës, bëri të qartë se prioriteti i kryesor i qeverisë Kurti, është luftimi i pandemisë dhe i korrupsionit.

Në prezantimin e saj të parë para publikut gjermanishtfolës, ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, u bëri thirrje pjesëtarëve të mërgatës kosovare në Gjermani që të vaksinohen përpara se të vijnë në Kosovë, për pushime: “Ne nuk kemi vaksina,” tha ajo.

ARKATANA

“Deri tani kemi arritur të sigurojmë vetëm 60 mijë vaksina. E ato nuk na mjaftojnë as për dhjetë përqind të popullsisë. Tani po vjen vera dhe të gjithë do të kthehen për pushime. Prandaj ju lutem të gjithëve para se të vijnë në Kosovë që të vaksinohen”, tha Gërvalla-Schwarz.

Me këtë deklaratë, ajo bëri të qartë njëkohësisht edhe se në cilën fushë qeveria e Kosovës ka nevojë për ndihmë imediate: Atë të luftimit të pandemisë dhe konkretisht sigurimit të vaksinave. Edhe luftën kundër korrupsionit ajo e deklaroi si prioritet kyç: “Ky është shkaku se përse jemi zgjedhur, sepse ua kemi shpjeguar njerëzve se do ta shërojmë Kosovën nga kjo sëmundje”, tha Gërvalla./DW/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.