17shkurt

Ministrja franceze, kishte tetë dashnorë kur mbeti shtatzënë

/ 4 minuta lexim
17shkurt

Në kohën kur kishte mbetur shtatzënë jashtë martese, ministrja franceze e Drejtësisë, Rachida Dati (47) kishte tetë dashnorë. Këtë dhe zbulime të tjera rreth jetës së saj, jashtëzakonisht aktive në dashuri, kanë dalë në opinion në saje të kontestit të hidhur me atësinë e vajzës së saj, Zohra.

Në mesin e fytyrave të njohura publike, për të cilët spekulohet se mund të jenë baba i vajzës së ish ministres, përmenden edhe ish kryeministri spanjoll Jose Maria Aznar dhe vetë ish presidenti francez Nicolas Sarkozy.

Multimilioneri dhe biznesmen Dominic Desenj (68), të cilin Rachida Dati e ngarkon të jetë i ati i vajzës së saj, refuzon të bëjë testin e ADN-së. Mirëpo, Dati ka iniciuar një procedurë gjyqësore për të vërtetuar atësinë dhe pretendon se tre-vjeçarja Zohra është fryt i aferës pasiononte të dashurisë me të në vitin 2008

Megjithatë Desenj, për revistën “Le Monde” të fundjavës, tha se ai ishte vetëm njëri nga shumë njerëz, të cilët në atë kohë kishin “aventurë” me ministren Rachida Dati dhe se “nuk e di” nëse ai është babai i Zohras.

Për më tepër, avokatët e tij kanë dorëzuar dëshmi me shkrim se ministrja në atë kohë mbante “deri në tetë lidhje” me burra të tjerë, midis të cilëve ishin: një prezantues televiziv, një ministër, një shefi i kabinetit, Kryeministri spanjoll, vëllai i presidentit francez Nicolas Sarkozy, Prokurori i Përgjithshëm i Katarit dhe trashëgimtari i perandorisë së tregtarëve me mallrat luksoze.

Sipas ligjit francez, person të cilit i kërkohet të bëjë testin e ADN-së ka të drejtë të refuzojë për të bërë atë, por Dati thotë se ka prova të tjera, duke përfshirë deklaratat nën betim të shërbëtorëve të saj se Desenj menjëherë pas lindjes kishte filluar rregullisht ta vizitonte fëmijën, për të cilën thoshte se ishte i përbashkët.

Thashetheme se Sarkozy është babai i fëmijës

Uji Dea

Në spekulimet se kush mund të jetë i ati i Zohras në opinionin francez përmendeshin shumë emra të njohur, duke përfshirë edhe ish-Kryeministrin spanjoll Jose Maria Aznar, por edhe ish-presidenti francez Sarkozy.

Veta Rachida Dati, e njohur si person që kërkon publicitet me çdo kusht, këto spekulime i ka ndezur edhe më shumë në një seri intervistash në revista të ndryshme, të përcjella me shumë fotografi të saj joshëse.

Zbulimet aktuale lidhur me këtë rast vetëm kanë konfirmuar imazhin e politikanëve francezë si dashnorë të papërmirësueshëm, të cilët shfrytëzojnë çdo mundësi për seks jashtëmartesor.

Rasti i që ka tërhequr vëmendjen e opinionit ka të bëjë me zonjën e parë aktuale të Francës, Valérie Trierweiler, e cila një kohë ishte në lidhje paralele me presidentin aktual François Holande dhe me ministrin konservativ Patrick Dedijan, kur në të njëjtën kohë që të tre ishin në marrëdhënie afatgjatë ose të martuar.

Rachida Dati, ylli i “kabinetit të ngjyrave të ylberit”

Rachida Dati, me origjinë nga Maroku, pas vetes ka një martesë të dështuar. Në përpjekje për të futur përfaqësues të pakicave në qeveri, në vitin 2007 ajo u bë një nga yjet e “kabinetit të ngjyrave të ylberit” të Nicolas Sarkozy, por në vitin 2009 u shkarkua me procedurë të shpejtë, me arsyetim se nuk ishte në nivel të detyrës.
Ndërsa Desenj i “rëndë” rreth 600 milionë euro ishte njëri nga bashkëpunëtorët e ngushtë afarist të presidentit Sarkozy. Ai është i ve, gruaja e tij vdiq në vitin 2001, kurse nga martesa me të ka dy fëmijë të rritur. /Telegrafi/