UBT

Ministrja austriake: Me pllakate shokuese kundër eksodit kosovar

/ 2 minuta lexim
HW

“Kontrabandistët gënjejnë! Në Austri nuk ka azil për shkaqe ekonomike”. Ky tekst i shkruar në gjuhën shqipe dhe serbe do të shpërndahet si pllakat dhe nëpër gazetat kosovare

Vala e refugjatëve kosovarë që po ia mësyn kryesisht Gjermanisë dhe Austrisë ka mobilizuar institucionet përkatëse të dy vendeve të përmendura dhe më gjerë për të ndalur këtë, siç e quajnë “ortek” kosovarësh. Në veçanti e mobilizuar duket ministrja e brendshme e Austrisë, Johanna Mikl-Leitner.

Me disa deklarata të njëpasnjëshme aj ka ngritur lart zërin kundër eksodit dhe ka alarmuar për domosdonë e shkurtimit të procedurave për dëbimin e refugjatëve kosovarë. Ditë më parë ajo ishte edhe në Kosovë për vizite, ku përsëriti porositë e saj që kosovarët të mos nisen fare për në Austri pasi që nuk kanë asnjë shans për të fituar azilin.

Masa më e re që ministrja austriake e ka marrë është një parullë, e cila me përmbajtje e saj do të duhej të frikësonte kosovarët, duke i dekurajuar nga mendimi për të ikur.

HW

“Kontrabandistët gënjejnë! Në Austri nuk ka azil për shkaqe ekonomike”. Ky tekst duhet që, pasi të shkruhet në gjuhën shqipe dhe serbe, të shpërndahet në formë pllakati dhe nëpër gazeta. Ministrja Leitner mendon që me këtë masë ta frenojë eksodin masiv të kosovarëve nga vendi i tyre drejt vendeve të BE-së dhe rrjedhimisht drejt Austrisë.

Kosova dhe Austria kanë një objektiv të përbashkët, të stopojnë emigracionin masiv- Ministri i brendshëm kosovar na ka ofruar ndihmë në këtë drejtim”, ka thënë ministrja.

Pjesë e pakos së masave të Mikl-Leitner, krahas pllakateve është procedura e shpejtuar e përpunimit të kërkesave të azilit për kosovarët./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.