Mobi Casa

Ministrja austriake e BE-së: Koha që përfundimisht t’i liberalizohen vizat Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministrja për BE-në dhe Kushtetutën në kancelarinë austriake, Karoline Edtstadler, ka thënë se është koha që përfundimisht të liberalizohen vizat për Kosovën, pasi 95 kriteret e kërkuara nga BE-ja janë plotësuar.

Edstadleri ka zhvilluar një takim me kryediplomaten kosovare, Donika Gërvalla, ku ndër të tjera kanë folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

“Një bashkëbisedim i mirë me zëvendëskryeministren e Kosovës, Donika Gërvalla. Dialogu Prishtinë-Beograd është kyç jo vetëm për stabilitetin e rajonit, por edhe për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Shpresoj për përparim të shpejtë në çështjet me rëndësi praktike për qytetarët në të dy shtetet, në mënyrë që të ndërtohet besimi reciprok”, ka thënë ajo.

ARKATANA

Tutje, ministrja austriake është shprehur se ka ardhur koha që përfundimisht Kosovës t’i hiqet regjimi i vizave.

“Kosova është vendi i fundit në Ballkan të cilës i kërkohen vizat. Kosova ka përmbushur 95 kriteret për liberalizim të vizave dhe Parlamenti Evropian vazhdimisht është deklaruar në favor të liberalizimit të vizave. Është koha përfundimtare që të realizohet liberalizimi i vizave për Kosovën”, ka thënë ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.