ARKATANA

Ministritë nuk pakësohen

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

​Zvogëlimi i dikastereve qeveritare si njëra ndër premtimet e partisë së Isa Mustafës, nuk pritet të jetë lehtë e arritshme, meqë të dyja palët LDK dhe PDK tashmë duan t’i sistemojnë njerëzit e tyre, e po ashtu kritikët brenda dy kampeve, pas marrëveshjes së 19 nëntorit.

LDK në fushatën zgjedhore pati premtuar se kabineti qeveritar, nga 19 ministri sa ka tani, do t’i zvogëlojë në 11 sosh. Madje shuarja e disa ministrive ishte paraparë në programin qeverisës të LDK-së.

“Rishikimi funksional i kabinetit qeveritar – qeveri më e vogël dhe eliminim i dualizmave në organet qeverisëse”, thuhet në programin qeverisës të LDK-së. Zvogëlimin e ministrive e pati premtuar edhe partia fituese e zgjedhjeve të 8 qershorit, PDK. Lideri i saj Hashim Thaçi, kur pati deklaruar se partia e tij do të jetë fituese, siguronte se një gjë e tillë do të ndodhte. “Organizimin ose riorganizimin qeverisës jemi duke e studiuar bashkë me ekspertë perëndimorë që t’ia përshtatim kushteve dhe rrethanave për mandatin e ardhshëm”, pati thënë Thaçi.

UBT

Pas këtyre deklaratave dhe premtimeve elektorale, dy subjektet e bashkuara ende nuk kanë arritur t’i harmonizojnë programet e tyre, ndonëse tashmë grupet punuese janë duke u marrë me këtë çështje. I kontaktuar nga gazeta nënkryetari i LDK-së Haki Rugova, ka thënë se bisedimet mes tyre janë ende duke vazhduar, grupet punuese janë duke kryer punën e tyre dhe se nuk ka ndonjë gjë për të komentuar.

Ndërsa nga PDK është përgjigjur krejt shkurt në një mesazh telefonik nënkryetari i kësaj partie Hajredin Kuçi, njëherësh i deleguar i PDK-së në grupet punuese. Kur është pyetur për atë se a ka marrëveshje për zvogëlim të ministrive me LDK-në, ka thënë se “ende jemi duke negociuar”./Tribuna/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.