UBT

Ministria thotë se gruri i sivjetmë plotëson 80 për qind të nevojave, bujqit dyshojnë!

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kosova i plotëson 80 për qind të nevojave të vendit për grurë. Të paktën kështu pohojnë zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), duke u bazuar në të dhënat preliminare nga fushata e korrje-shirjeve, e cila po shkon drejtë përfundimit.

Isuf Cikaqi, kryetar i Komisionit Qendror për fushatën e korrje-shirjeve, në Ministrinë e Bujqësisë thotë për KosovaPress se sipas të dhënave nga terreni dhe nga komisionet komunale, fushata ka shkuar mirë, pa ndonjë problem të theksuar, me përjashtim të ditëve të fundit ku kushtet klimatike kanë ndikuar që intensiteti ngadalësohet dhe të pamundësojë përfundimin e saj në korrik, ashtu siç ishte planifikuar.

Sa i përket rendimentit mesatar, Cikaqi thekson se bazuar në rezultate preliminare, mesatarja sillet katërmijë kilogram grurë për hektar, por se sa do të jetë saktësisht do të dihet vetëm pas publikimit të raportit përfundimtar, kah mesi i gushtit.

Megjithatë, siç thekson ai, rendimentet kanë qenë më të ulëta se vitin kaluar, e në këtë kanë ndikuar shumë faktorë, ndër të cilët dhe kushtet klimatike.

Cikaqi thotë se sipas një raporti nga terreni, rezulton se në Republikën e Kosovës kanë qenë të mbjella 90 mijë hektarë me drithëra të bardha.

Nga këta 90 mijë hektarë, rreth 85 mijë hektarë kanë qenë të mbjellë me grurë. Nëse bëhet një krahasim me vitet tjera, sipas tij, atëherë del se sipërfaqet e mbjella me grurë, nga viti në vit po rriten në mënyrë graduale. E, për këtë, ai thotë se ka ndikuar subvencionimi nga Ministria e Bujqësisë, i cili ka bërë që interesimi i fermerëve për t’u marrë me kultivimin e kulturës së grurit.

Eco Higjiena

Cikaqi thotë se me këtë sasi të grurit, Kosova i mbulon 80 për qind të nevojave me grurë vendor, ndërsa pjesa tjetër, do të sigurohet nga importi.

“410 mijë tonë është nevoja totale e përgjithshme. 340 mijë tonë, nëse prodhojmë sivjet me këto sipërfaqe dhe me këtë rendiment mestar prej katërmijë kilogramëve, i bie që ne do t’i plotësojmë nevojat diku me rreth 80 për qind”, tha ai.

Të pakënaqur me rezultatet mbeten bujqit, të cilët pohojnë se rendimentet e grurit këtë vit nuk janë ato që kanë pritur.

Fermeri Skënder Hyseni, nga fshati Muzeqinë, e Shtimës, ka pohuar për KosovaPress se nuk është aspak i kënaqur me rezultatet e dala nga fushata e korrje shirjeve. Ai thotë se rendimentet në disa vende kanë qenë shumë më të ulëta, në krahasim me vitin e kaluar. Kjo, sipas tij, ka qenë si rezultat i lagështisë së tepërt që ka mbretëruar këtë vit.

“Këtë vit në disa rajone kemi pasur rast që të jenë nën nivel. Mesatarja diku nuk kalon mbi tre ton apo tremijë kilogram për hektar”, tha Hyseni.

Ai nuk shpreson se me situatën e këtij viti, ku rendimentet janë në nivel më të ulet se sa vitin e kaluar, Kosova mund të arrijë t’i mbulojë nevojat me grurë vendor 80 për qind. /KP/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.