GRANDEMALL

Ministria e Shëndetësisë mbi vendimet e gjykatave

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Drejtori i spitalit Abdylatif Latifi tha se me kthimin në punë të Xhavit Hajdarit nuk ka bërë shkelje ligjore sepse ka vepruar në bazë të vendimit të komisionit disiplinor i cili ka kërkuar nga menaxhmenti i spitalit që deri në plotfuqishmërinë e vendimeve të organeve kompetente gjyqësore, në përputhje me planin kadrovik dhe mundësitë buxhetore të sistemoj ish shërbyesin civil në pozitën e mjekut specialist internist.

Xhavit Hajdari ish drejtor i spitalit të Gjilanit i dënuar për marrje ryshfeti me 1 vit burg efektiv është kthyer në spitalin e Gjilanit , jo si drejtor, por si mjek specialist në repartin e Hemodializës.

Ministria e Shëndetësisë në vendimin e saj të datës 30 janar 2013 të nënshkruar nga komisioni disiplinor Hajzer Dobra, kryesues dhe Nazmije Kajtazi e Curr Gjocaj anëtar , pasi kanë shqyrtuar kërkesën e Spitalit të Gjilanit dhe pasi janë njoftuar nga Xhavit Hajdari se heq dorë nga drejtori i spitalit të Gjilanit , e kanë njoftuar menaxhmentin e spitalit të Gjilanit se Xhavit Hajdarit se i ndërpritet marrëdhënia e punës si drejtor ekzekutiv dhe i shqiptohet masa e ndalimit të ushtrimit të detyrave menaxhuese ose të detyrave që janë të lidhura me sistemimin, menaxhimin dhe shfrytëzimin e pasurisë.

FITORJA

Por, vendimi i Komisionit disiplinor ka edhe një arsyetim shtesë. Në arsyetimin e Komisionit disiplinor thuhet se deri në plotfuqishmërinë e vendimeve të organeve kompetente gjyqësore, i propozohet këshillit drejtues të spitalit të Gjilanit që në përputhje me planin kadrovik dhe mundësitë buxhetore të sistemoj ish shërbyesin civil në pozitën e mjekut specialist internist me pamundësi të ushtrimit të këtij pozicioni në çfarëdo lloj posti menaxheria apo administrim me pasurit e institucionit, kjo e mbështetur edhe nga vendimi i Gjykatës Komunale të Gjilanit.

Drejtori i spitalit të Gjilanit Abdylatif Latifi tha për rajonipress se ai nuk e ka shkelur ligjin meqë e ka zbatuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. “Unë kam lejuar që Hajdari të kthehet në punë si mjek në repartin e Hemodializës dhe jo në atë të Internos ku edhe ka punuar më parë. Unë vetëm e kam zbatuar vendimin e komisionit disiplinor dhe për procedurat tjera nuk mbajë përgjegjësi” tha Latifi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.