Uji Dea

Ministria e Rashiqit ndihmon komunën e Ranillugut me projekte konkrete

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i komunës së Ranillugut Gradimir Mikić me udhëheqësit e komunës, ka pritur Ministrin për Punë dhe Mbrojtje Sociale, Nenad Rašić. Ky i fundit ka premtuar punësim të serbëve në disa kompani të mëdha shqiptare.

“Kjo është vizita ime e parë zyrtare në komunën e Ranillugut, sepse ajo ka qen në një fazë të ndërtimit, jo sa i përket vetëm projekteve të infrastrukturës, por edhe të veprimeve administrative, dhe të gjitha veprimet e projekteve ka arritur t`i ngritë në një nivel të lartë në kushte të vështirësuara dhe me këtë rast do të falënderoj zotin Mikić në përkushtimin që ka treguar në këtë proces”ka theksuar Rashić.

Me rastin e vizitës ministri Rashić ka theksuar që në komunën e Ranillugut ka ardhur me dy projekte konkrete. “Projekti i parë për të cilin ka filluar aplikimi dhe do të zgjasë në javën e ardhshme, ka të bëjë me trajnimin e rreth 80 banorëve të komunës së Ranillugut për punë në qendrat tregtare (Viva Fresh Store, Elkos etj), e cila në periudhat e ardhshme do të shprehet përmes të punësimit rreth 30 % të aplikuesve të trajnuar në periudhën dy vjeçare. Me këtë tregohet përkushtimi i ministrisë në sektorin privat, si një bartës kryesor i zhvillimit të shoqërisë së tanishme. projekti tjetër ka të bëjë me Qendrën për Punë Sociale i cili në vete do të bashkonte Zyrën për Punësim, Tregun e Punës, Zyrën për Pensione dhe zyrat tjera, të cilat sipas fjalëve të ministritë do të duhej të fillohet me implementim, gjegjësisht ndërtimin në dy tre muajt e ardhshëm” ka thënë Rashic.

Eco Higjiena

Ndërkaq Mikić ka falënderuar ministrin Rashić për komunën e Ranillugut, para së gjithash për banorët e sajë, duke theksuar se komuna e Ranillugut ka ndërmarrë hapa për përmirësimin e zhvillimit ekonomik dhe të punësoj sa më tepër banor përmes projekteve të qendrës rekreative të banjës dhe fabrikës së mobileve etj. “Më vjen mirë që i kemi qëndrimet e njëjta me ministrinë rreth qëllimeve dhe nevojave të qytetarëve dhe që kjo është vetëm fillimi i bashkëpunimit konkret dhe konstruktiv i Ministrisë së Punës dhe Mbrojtja Sociale dhe komunës së Ranillugut, e tërë kjo në interes të banorëve të komunës” ka thënë Mikić.

Takimi ka përfunduar me rekomandimin e ministrit Rashić „Unë sinqerisht jam i kënaqur që mundë të konstatoj që kjo është një bazë e qëndrueshme për realizimin e projekteve të theksuara, edhe pse bëhet fjalë mbi pilot projektin. Në varësi të suksesit të sajë, në çka aspak nuk dyshoj, ministria do të vazhdoj me këtë dhe programe të ngjashme dhe do të ndaj edhe mjete të tjera që të rritet punësimi“./rajonipress/