UBT

Ministria e punës ndanë 50 mijë euro për pesë raste sociale në Novobërdë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Bajrush Ymeri ka njoftuar Asamblenë Komunale se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale i ka ndarë 50 mijë euro për pesë familje të cilat do të përfitojnë nga 10 mijë euro.

Në seancën e fundit të Asamblesë Komunale në Artanë kryetari Bajrush Ymeri i ka njoftuar këshilltarët për një donacion të MPMS e cila për pesë familje skamnore ka ndarë 50 mijë euro.

Ymeri ka sqaruar se me këto mjete parashihet ndërtimi i pesë shtëpive për rastet sociale .Sipas Ymerit këto familje do të përfitojnë nga 10 mijë € material ndërtimor për shtëpitë e tyre, ndërsa punët rreth ndërtimit duhet t`i bëjë komuna bashkërisht me familjet.

Ymeri ka kërkuar nga këshilltarët që të aprovojnë ndarjen e mjeteve në vlerë prej 23.175 € për ndërtimin e këtyre shtëpive, derisa këto 5 familje do të kontribuojnë me nga 500 € në mënyrë që këto shtëpi të ndërtohen bashkërisht.

UBT

Kuvendi ka aprovuar edhe destinimin e mjeteve të mbetura nga fondi i participimit në vlerë prej 2,480 € për shkollën fillore dhe të mesme të ulët ”Nushi dhe Tefiku” në Pasjak dhe pika për Propozim Vendimi për ndarjen e mjeteve në vlerë prej 23.175 € për ndërtimin e shtëpive.

Drejtori i financave Gani Mustafa ka folur për raportin financiar për 3 (tre) mujorin e tretë të vitit fiskal. Sipas tij buxheti për vitin 2012 për periudhën 1-9 është i shpenzuar në vlerë prej 1,566.200 € e që i bije se 68.7 % për paga dhe mëditje me përqindje 70.65 % , për investime kapitale 63.28%, për mallra dhe shërbime 69.70 %, për komunali 91.18%, për Subvencione 50.8%.

Mustafa ka shtuar se Komuna e Artanës i është përmbajtur trendit të shpenzimeve vjetore./rajonipress/