Fundamenti

Ministria e Mujotës keqpërdor 300 mijë euro

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Fryrje të çmimeve dhe ndryshime të shumave nga një dokument në tjetrin, dëmtim për qindra mijëra euro i buxhetit të vendit, dhe dhënie të tenderëve për kompani të caktuara në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik.

Kjo është “pasqyra” e tenderit të fundit të Ministrisë së Infrastrukturës, që ka të bëjë me mirëmbajtjen e rrugëve nacionale dhe regjionale të Kosovës gjatë sezonit veror dhe atij dimëror për vitin 2013/14.

Bazuar në dosjen me dokumente që ka siguruar “Zëri”, zyrtarët e ministrisë së Fehmi Mujotës kanë bërë shumë “gabime”, nga të cilat buxheti i vendit ka humbur qindra mijëra euro më shumë sesa ajo që është prezantuar në hapje të dosjeve për tenderin në fjalë.

Uji Dea

Ndërkaq, organet kompetente, përkatësisht Organi Shqyrtues i Prokurimit, nuk ka ndërmarrë asnjë hap për ta anuluar këtë tender, pavarësisht se bëhet fjalë për “prapaskena” të shumta dhe dëmtim të arkës së shtetit.

Tenderi për mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve nacionale dhe regjionale, që është hapur me nëntë lote (nëntë kategori të ndara nga njëra tjetra), pothuajse në secilën prej tyre ka parregullsi të mëdha…(Zëri)