UBT

Ministria e Jashtme, pa listë të saktë të vendeve që e kanë njohur Kosovën

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Ministria e Punëve të Jashtme ka hyrë në vitin 2015 pa një listë të saktë me numrin e shteteve që kanë njohur Republikën e Kosovës. Kjo paqartësi po vazhdon të përcillet nga viti në vit, derisa për numrin e njohjeve qeveria vazhdon të tregojë vetëm në deklarata publike, pa ofruar listën e plotë, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas faqes zyrtare të MPJ-së që tani udhëhiqet nga ish-kryeministri Hashim Thaçi, Kosovën deri më tani e kanë njohur 96 shtete, derisa publikisht thuhet se ky numër ka shkuar në 108. Paqartësitë rreth njohjeve, zyrtarë të Ministrisë i kanë arsyetuar me ridizajnimin e faqes, të cilën patën thënë se do ta bëjnë qysh në shkurt të vitit të kaluar.

Uji Dea

Ndërkaq, sipas opozitës, kjo dëshmon joseriozitetin e Qeverisë karshi shteteve që kanë vendosur të kenë marrëdhënie diplomatike me Kosovën.

Zyrtarisht në faqen e MPJ-së vazhdojnë të figurojnë shtete për të cilat nuk ka nota verbale, ndërsa janë injoruar vendet që kanë konfirmuar njohjet. Muajin shkurt e kanë përmendur edhe tani zyrtarë të Ministrisë së Jashtme kur janë pyetur për paqartësitë rreth njohjeve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.