Ministria e Integrimeve pagoi mijëra euro, duke shkelur procedurat
Fondet për OJQ-të nuk dihet si u përdorënNë fund të vitit 2016 MIE-ja kishte transferuar edhe vlerën prej 60,000 në avancë për një aktivitet shtesë, që do të organizohej më 9 maj (Ditën e Evropës), duke plotësuar memorandumin e mësipërm pa kaluar nëpër procedurat e parapara për marrëveshje ndërkombëtare, pa u aprovuar ndryshimet nga Qeveria.
RAPORTI I ZAP-IT EVIDENTON SHKELJE TË SHUMTA NË MIE
Fondet për OJQ-të nuk dihet si u përdorënNë fund të vitit 2016 MIE-ja kishte transferuar edhe vlerën prej 60,000 në avancë për një aktivitet shtesë, që do të organizohej më 9 maj (Ditën e Evropës), duke plotësuar memorandumin e mësipërm pa kaluar nëpër procedurat e parapara për marrëveshje ndërkombëtare, pa u aprovuar ndryshimet nga Qeveria.
Sipas raportit të ZAP-it, menaxhmenti i MIE-së, ka bërë përmirësime të theksuara në aranzhimet e qeverisjes së mirë. Gjatë vitit 2016, ka arritur të hartojë regjistrin e rreziqeve kundrejt objektivave të organizatës ku janë përfshirë edhe veprimet e nevojshme për menaxhimin e tyre. Më tutje, MIE kishte bërë progres të theksuar edhe në plotësimin e pyetësorit të vetëvlerësimit në krahasim me vitin e kaluar. Përgjigjet e dhëna korrespondojnë me gjendjen faktike dhe dokumentet mbështetëse konfirmojnë saktësinë e tyre. Për më tepër, menaxhmenti kishte vendosur mekanizma adekuatë për t’u informuar me kohë lidhur me proceset dhe sfidat të cilat e kanë përcjellë punën gjatë vitit. Megjithatë, procesi i zbatimit të rekomandimeve ka ende hapësirë për përmirësim. Një pjesë e rekomandimeve të dhëna në raportin e vitit të kaluar nuk janë zbatuar ende. Më tutje, mosmbajtja e takimeve të rregullta të Komitetit të Auditimit për shqyrtimin e raporteve të Njësisë së Auditimit të Brendshëm kishte zbehur rëndësinë e kësaj njësie kundrejt mbështetjes së menaxhmentit në arritjen e objektivave. “Raporti ynë i auditimit për PFV-të e vitit 2015 për MIE-në ka rezultuar në 13 rekomandime kryesore. MIE kishte përgatitur një Plan Veprimi ku paraqitet mënyra se si do të zbatohen të gjitha rekomandimet. Deri në fund të auditimit tonë për vitin 2016, nga 13 rekomandimet e dhëna në vitin e kaluar, dhjetë (10)prej tyre janë zbatuar, kurse tri (3) nuk janë zbatuar ende”, theksohet në raport.
Komiteti i auditivit, jofunksional
Njësia e Auditimit të Brendshëm (NjAB) operon me një auditor, i cili është edhe drejtori i NjAB-së. Ndikimi i raporteve të Auditimit të Brendshëm duhet të gjykohet nga rëndësia që i jep menaxhmenti adresimit të rekomandimeve, si dhe nga mbështetja e ofruar nga një Komitet efektiv i Auditimit. Njësia ka një plan vjetor të punës të derivuar nga strategjia e auditimit të brendshëm. Qasja e auditimit të brendshëm ishte e bazuar në rreziqe dhe në ngjarjet aktuale të MIE-së. Për periudhën janar-dhjetor 2016 NjAB kishte përgatitur katër (4) raporte të auditimit. Në këto raporte NjAB kishte dhënë rekomandime, të cilat ishin të parapara për ta ndihmuar menaxhmentin në vlerësimin e funksionimit të kontrolleve dhe marrjen e vendimeve për korrigjime me kohë. Megjithatë, çështjet e ngritura nga NjAB nuk ishin trajtuar në tërësi, për shkak të mosfunksionimit të plotë të Komitetit të Auditimit (KA) gjatë vitit 2016. UA 11/2010 për themelimin dhe funksionimin e Komitetit të auditimit neni 5, specifikon se KA duhet të mbajë së paku katër (4) takime gjatë një viti. Gjatë vitit 2016 kishte arritur të mbante vetëm dy (2) takime. Kjo kishte ndodhur meqenëse kryesuese e komitetit kishte qenë këshilltarja e Ministrit e cila kishte dhënë dorëheqje në muajin shtator 2016, gjë që kishte pamundësuar të mbahen takime tjera gjatë vitit. Megjithatë, edhe pas emërimit të kabinetit të ri MIE nuk kishte arritur ta formonte komitetin e ri të auditimit.
Një pozitë u mbajt me ushtrues detyre më tepër se një vit
Krahasuar me vitin e kaluar, menaxhmenti i MIE-së ka bërë përmirësime të theksuara në proceset e menaxhimit financiar dhe kontrollit. Kjo për faktin se, MIE ka arritur t’i eliminojë mangësitë në fushën e prokurimit, në menaxhimin e buxhetit dhe në menaxhimin e shpenzimeve për udhëtime zyrtare, të cilat ishin prezentë në vitin paraprak. Megjithatë, një numër i proceseve qeverisëse duhet të përmirësohen edhe më tej, për të mbështetur menaxhimin efektiv të aktiviteteve të Ministrisë. Përkundër masave të ndërmarra, veprime shtesë nevojiten në fushën e menaxhimit të subvencioneve, personelit dhe obligimeve. Buxheti final në raport me buxhetin fillestar ishte zvogëluar për 100,058€. Ndryshimi i buxhetit është bërë me rishikim buxhetor dhe në pajtim me vendimet e Qeverisë. Në vitin 2016, MIE ka përdorur 93% të buxhet final ose 1,511,752€,përderisa në vitin 2015 kishte arritur të realizonte 97% të buxhetit. Rregullorja nr. 06/2012 për emërimet në shërbimin civil përcakton se asnjë pozitë e lartë drejtuese nuk mund të mbahet me Ushtrues Detyre (U.D) më tepër se tre (3) muaj. Gjatë auditimit kemi vërejtur se një (1) pozitë menaxhuese mbahej prej muajit gusht 2015 me U.D. Inicimi i procedurave të rekrutimit për këtë pozitë kishte filluar në gusht 2016, mirëpo ishte anuluar nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për shkak të mos -espektimit të afateve kohore në bazë të rregullores 02/2010.
Rregullorja lë hapësira për keqpërdorime
Buxheti final për subvencione dhe transfere ishte 159,727 €. Përfitues të subvencioneve ishin entitetet jopublike. Procesi i menaxhimit të subvencioneve sikurse edhe vitet paraprake ishte përcjell me mangësi. Rregulla financiare 01/2013, neni 36 kërkon që çdo organizatë buxhetore të mbajë regjistra të detajuar të pagesave të subvencioneve dhe transfereve të bëra si dhe kthimeve nga këto pagesa. Në tri(3) raste në vlerë totale 8,867 €, përfituesit nuk kishin ofruar arsyetimin me dëshmi relevante, siç janë faturat, raportet financiare, raportet narrative, të cilat do të dëshmonin se subvencioni është shfrytëzuar për qëllimin e dhënë. Kjo kishte ardhur si rezultat i hapësirave në Rregulloren 01/2016 të MIE për subvencionim e projekteve , e cila nuk parasheh që aplikuesit të specifikojnë kohën e realizimit të projekteve me rastin e përfitimit të subvencionit. Për më tepër, as në marrëveshjet e lidhura në mes të MIE -Se dhe përfituesve nuk ishin specifikuar koha kur pritet të realizohet secili projekti. Si pasojë MIE nuk ka bazë ligjore për të kërkuar dëshmi nga përfituesit lidhur me realizimin e projektit. /kosova sot/


