Ministria e Infrastrukturës po e dëmton plot 1 milion euro buxhetin e Kosovës

Tenderi për mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve nacionale dhe regjionale, për regjionin e Gjilanit, Mitrovicës dhe regjionin e Gjakovës, ishte përcjellë me shumë parregullsi, duke mos u respektuar kriteri bazë, çmimi i ulët.
Këto parregullsi i ka konstatuar edhe eksperti i Organit Shqyrtues të Prikurimit, i cili kishte vlerësuar se tenderi në fjalë duhet menjëherë të anulohet, shkruan Kosova Sot.
Mirëpo, ky vlerësim nuk po e bind Autoritetin kontraktues, Ministrinë e Infrastrukturës, që ta anulojë tenderin, në të cilin buxheti i shtetit u dëntuar afër 1 milionë euro.