Uji Dea

Ministria e infrastrukturës në heshtje totale, rruga Viti – Kllokot – Gjilan i përngjan shkretëtirës së Saharës

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Sokol Haliti është i vetmi kryetar komune që ka kërkuar disa herë sqarime për zvarritjen e punimeve në aksin rrugor Viti – Kllokot – Gjilan. Përkundër kërkesave zyrtare Haliti nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Ministria e Infrastrukturës.

Qytetarët gjilanas dhe të gjithë ata që e frekuentojnë rrugën Gjilan – Kllokot po vazhdojnë të shohin ferrin e tmerrin gjatë kalimit në këtë aks rrugor.

E keqja më e madhe është se askush nuk e ka të qartë pse ky aks është stopuar ose pse nuk punohet me dinamikën e paraparë.

Elhamiu është vozitës kamioni dhe i duhet të udhëtoj çdo ditë në këtë drejtim rrugor.”Është vërtet e rëndë sepse i shkatërruam edhe kamionët edhe nervat. Ky pushtet dhe kjo Qeveri po tregojnë se nuk kanë kapacitete as me ndërtu e as me zhvillue Kosovën” shprehet Elhamiu.

Edhe, Sabriu që është kuota taksi thotë se shpesh e lut zotin që mos të ketë klient kur bije shi.

Eco Higjiena

”Kur bie shi aty hapen gropat dhe dëmtimi i veturës është i pashmangshëm. Qeveria duhet të ndërhyjë në këtë projekt sepse erdhi koha e mërgimtarëve dhe koha e vapës ku bëhet edhe më keq situata” u shpreh ai.

I pyetur nga rajonipress, Hysen Durmsihi nuk ka kthyer përgjigje kurse Sokol Haliti tha se edhe pse ka kërkuar disa herë me shkrim përgjigje ende nuk ka marr asnjë informacion rreth gjendjes së rrugës.

“Qytetarët e komunës së Vitisë, por edhe të komunave tjera, po vazhdojnë të përballen me një situatë kaotike të qarkullimit përmes aksit rrugorë Viti-Kllokot-Gjilan. Punimet e stërzgjatura në këtë rrugë, kanë bërë që të krijohet një gjendje e padurueshme. Prandaj në emër të qytetarëve të komunës së Vitisë, shpreh shqetësimin tim publik me dinamikën e punimeve që po bëhen në këtë rrugë” kishte shkruar më herët Sokol Haliti.

Haliti ka thënë se kjo rrugë është e një rëndësie të veçantë pasi që lidh mes vete disa komuna. “Si pasojë e gjendjes aktuale të kësaj rruge qytetarët e Vitisë, kanë vështirësi të mëdha në qarkullim, në veçanti banorët që jetojnë për skaj të rrugës apo të cilët duhet të marrin këtë rrugë për të arritur në destinacionin e duhur. Qytetarët tanë po e kanë të vështirë të marrin shërbimet e domosdoshme në Gjilan, përfshirë këtu shërbimet shëndetësore, administrative dhe arsimore. Prandaj, për të ju shmangur kësaj rruge qytetarët po detyrohen të përdorin rrugë alternative qe një kohë të gjatë. Fatkeqësisht mos trajtimi i këtij projekti me prioritet dhe shpejtësi, po ju sjellë dëme qytetarëve qoftë në mjetet e tyre motorike, konkretisht prishje si pasojë e rrugës së keqe, shfrytëzimit të rrugëve të tjera, shpenzimeve në derivate apo edhe dëme për bizneset që janë për skaj të rrugës ku po zhvillohen punimet. Prandaj duke i ditur të gjitha pasojat, që po sjellë mos përfundimi i këtij projekti dhe rëndësinë që ka ajo, kërkojmë nga institucionet qendrore të Republikës së Kosovës, që projekti të përfundoj sa më shpejt dhe të mos këtë devijime të projektit që ishte paraparë të realizohet në këtë aks rrugorë” kishte thënë Haliti./rajonipress/