Mobi Casa

Ministria e Financave nuk e zbaton vendimin e formës së prerë të OSHP-së

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Organi Shqyrtues i Prokurimit në fund të muaji qershor kishte gjetur shkelje ligjore në tenderin e iniciuar nga Ministria e Financave. Kishte marrë vendim që ai proces i prokurimit të anulohet në një afat prej 10 ditëve dhe të kthehet në ritenderim, nëse ministri ka interes edhe më tutje ta vazhdojë këtë tender. Por vendimi i Organi Shqyrtues të Prokurimit për anulimin e tenderit 1.4 milionësh ende nuk është zbatuar nga Ministria e Financave.

Tenderi për Integrimin e sistemeve softuerike po mbetet pezull, shkruan sot Koha Ditore.

Organi Shqyrtues i Prokurimit në fund të muaji qershor kishte gjetur shkelje ligjore në tenderin e iniciuar nga Ministria e Financave. Kishte marrë vendim që ai proces i prokurimit të anulohet në një afat prej 10 ditëve dhe të kthehet në ritenderim, nëse ministri ka interes edhe më tutje ta vazhdojë këtë tender. Por vendimi i Organi Shqyrtues të Prokurimit për anulimin e tenderit 1.4 milionësh ende nuk është zbatuar nga Ministria e Financave.

Hidromorava

Kjo e fundit ka kërkuar nga Gjykata e Tenderëve shfuqizimin e vendimit të formës së prerë në mënyrë që ajo të procedojë nënshkrimin e kontratës 1.4 milionëshe me “PBC & CSE”.

Kërkesa e Ministrisë është në kundërshtim me këshillën juridike të OSHP-së, që vendimet e saj nuk mund të ankimohen.