HW

Ministria e Financave liron nga tatimi doganor e akciza disa produkte

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Me qëllim të zbatimit të reformave fiskale, Ministri i Financave Bedri Hamza përveç që ka sjellur në fuqi vendimet për lirim nga tatimi doganor dhe akciza për lëndën e parë, gjysmë produktet, linjat e prodhimit, gjithashtu nga java e ardhshme do të lirohen pajisjet e Teknologjisë Informative, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Këtu përfshihen edhe pjesët rezervë për pajisjet e prodhimit si dhe është duke e rishqyrtuar edhe legjislacionin e tatimit në të ardhura personale, të ardhura të korporatës, Ligjin e TVSH-së dhe Ligjin e Administratës dhe Procedurës Tatimore.

Përmes rishikimit të legjislacionit, Ministria e Financave pretendon të ndihmojë zhvillimin e sektorit privat, në këtë rast sektorin e prodhimit që të ketë mundësi më të mëdha të zhvillimit.

HW

“Tani do të vazhdojmë me reformën ligjore më të madhe në vendin tonë me Ligjin e tatimit mbi vlerën e shtuar, ku përveç lirimit të lëndës së parë e cila prodhohet në vendin tone, nga tatimi i vlerës së shtuar do të bartet mbledhja e Tatimit të Vlerës së Shtuar nga kufiri në brendësi të vendit, kjo reformë do të jetë një ndihmë shumë e madhe për biznesin”, thuhet në komunikatën e ministrisë së Financave.

Kjo reformë mundëson që bizneset të kenë likuiditet më të madh, biznesi do të ketë mundësinë që të investojë më shumë në zgjerimin e biznesit dhe do të kursehet nga kreditë dhe interesat e ndryshme bankare./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.