Ministria e Financave eliminon ofertën 700 mijë euro më të ulët

Të dy kompanitë e mbetura në garë kanë fituar në të kaluarën shumë tenderë nga ministritë dhe ndërmarrjet publike. Institucionet kanë shfrytëzuar bllokimin e Gjykatës së Tenderëve – shkruan sot ‘Koha Ditore’.
Konstatimi i ekspertëve shqyrtues të OSHP-së se Ministria e Financave ka bërë shkelje ligjore në tenderin “Integrimi i sistemeve softuerike” nuk ka bërë punë.
MF-ja e ka eliminuar konsorciumin “Botek & Teched”, që kishte ofertuar me rreth 1 milion euro, ndërsa ka lënë në garë dy kompani të tjera, “DataProgNet” dhe “PBC Kosova”, të cilat i kanë ofertat me rreth 1.7 milionë euro.
Të dy kompanitë e mbetura në garë kanë fituar në të kaluarën shumë tenderë nga ministritë dhe ndërmarrjet publike.(Koha Ditore)