Fundamenti

Ministria e Fehmi Mujotës rekruton staf kundërligjshëm

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Ministria e Infrastrukturës (MI), që drejtohet nga Fehmi Mujota i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) është duke rekrutuar staf civil në mënyrë të kundërligjshme.

Express mëson se janë afro dhjetë veta që janë punësuar këtë vit në këtë ministri me kontrata mbi vepër, dhe kontratat e tyre vazhdohen muaj për muaj.

Express ka siguruar kopjet e së paku katër prej këtyre kontratave, dhe janë kontrata për Astron Dreshaj, Muhamet Ismajli, Miranda Kajtazi e Heroina Bogaj.

Gazeta merr vesh që të njëjtit janë ende duke punuar në këtë ministri megjithëse kontrata e tyre që u lidh më 1 prill të këtij viti duhej të përfundonte po atë muaj.

Këto kontrata nuk janë të thirrura në asnjë ligj të aplikueshëm në Kosovë, derisa vetë praktika e aplikim të kontratave mbi vepër është konsideruar si praktikë që eliminon të drejtën e barabartë për punësim nëpërmjet konkursit dhe zgjedhjes së stafit më meritorë në Qeveri.

ARKATANA

Por, për më shumë , këto kontrata kamë afat vetëm një muaj. Një praktikë e tillë sipas Ministrisë së Administratës Publike (MAP) që është përgjegjësja kryesore për zbatimin e Ligjit për Shërbyesit Civil, është e kundërligjshme.

“Ligji i Shërbimit Civil, Neni 12, pika 4 ka paraparë emërtimet me afat të caktuar, që mund të lidhen deri në gjashtë muaj, të cilat quhen marrëveshje për shërbime të veçanta, të cilat lidhen në bazë të procedurave të thjeshtëzuara të rekrutimit, duke plotësuar kushtet që parasheh ligji për detyrimet”, thuhet në përgjigjet e MAP-it për Express. Institucionet e shërbimit civil, sipas MAP, gjatë lidhjes së këtyre marrëveshjeve duhet të zbatojnë Nenin 12, pikën 4 dhe varësisht prej nevojës dhe në pamundësi të kryerjes së këtyre shërbimeve nga nëpunësit civilë, mund të lidhin këtë lloj marrëveshje e cila nuk mund të kalojë afatin prej 6 muajsh. Në këtë ligj, që është i botuar në Gazetën Zyrtare, në asnjë vend nuk parashihen kontrata një muajsh.

Express ka pritur përgjigje për afro dy javë nga Ministria e Infrastrukturës për listën e të punësuarve me kontratë mbi vepër dhe për ata që u është vazhduar më shumë se një herë kjo kontratë dhe për atë se cila është puna që bëjnë Astron Dreshaj, Muhamet Ismajli, Miranda Kajtazi e Heroina Bogaj, por kjo ministri nuk është përgjigjur.

Më poshtë janë të renditura kontrata njëmuajshe të Ministrisë së Infrastrukturës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.