Fundamenti

Ministria e Bujqësisë, mbi 5 milionë euro për korrje shirjet

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka proceduar pagesat për përfituesit nga kategoria e subvencioneve për grurë.

Sipas një komunikate të lëshuar për media, janë mbi 5 milionë e 71 mijë e 597 euro që janë shpërndarë tek 9148 përfitues. Ndërkohë janë në shqyrtim edhe aplikacionet e 1030 përfituesve të tjerë, pagesat për të cilët do të ekzekutohen në ditët në vazhdim.

MBPZHR njofton se në javët në vazhdim do të bashkëpunojë edhe me AZHB-në do të punojnë në procedimin e pagesave direkte për përfituesit në kultura të tjera bujqësore.
Sipas komunikatës,ministri i MBPZHR-së, Memli Krasniqi tha se vendimi i ministrisë që pagesat të kryhen brenda muajit qershor është bërë me qëllim të lehtësimit të punëve të fermerëve, para se të fillojnë korrjet.

Hidromorava

“Ne sivjet kemi rritur mbështetjen për grurë, sikur që ka ndodhur edhe për kultura të tjera. Por pjesë e politikave tona është që këtë përkrahje që e meritojnë ta japim në kohën e duhur, pra në këtë rast para fillimit të të korrurave. Besojmë se ky është një lehtësim edhe më i madh për fermerët dhe tashmë vetëm presim që të kemi rendimente të kënaqshme”, ka thënë ministri Krasniqi.

Subvencionet për këtë vit janë rritur, ku në vitin e kaluar ishin 125 euro, ndërsa këtë vit janë 150 euro.
MBPZHR bën të ditur se janë planifikuar 23 milionë euro subvencione për shumë kultura bujqësore, dhe 20 milionë të tjera për grante zhvillimore./tribuna/