ARKATANA

Ministria e Bujqësisë mbi 11 milionë € më shumë buxhet, Peci thotë se fokus është agro-turizmi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministria e Bujqësisë do të ketë buxhetit për mbi 11 milionë euro krahasuar me vitin 2021, kështu ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.

Ai tha se fokus të veçantë në vitin e ardhshëm Ministria do ta ketë sektorin e agro-turizmit.

“Investimet do të jenë të shumta në kuadër të draftit të buxhetit që ka kaluar në leximin e parë. Ministria e Bujqësisë do të ketë një rritje të buxhetit për mbi 11 milionë euro krahasuar me vitin aktual”.“…marrë për bazë trendin pozitiv të realizimit të të hyrave që kanë pasur institucionet e vendit në këtë rast pres që edhe në proces të rishikimit të buxhetit, por edhe marrë për bazë nevojat varësisht se cilat do të jenë në sektorë të ndryshëm pres një rritje eksponenciale dhe një investim në të gjithë sektorët pashmangshëm se do t’i trajtojmë disa prej sektorëve që nuk janë trajtuar në të kaluarën siç është sektori i agro-turizimit që do të ketë një fokus të veçantë në fillim të vitit që do ët jetë në kategorinë e granteve”.

FIDANISHTJA

Ministri Peci shtoi se do të hyjnë në vitin 2022 me politika të hartuara me dy strategji, duke i aprovuar mbi 20 ligje në kuadër të sektorit të bujqësisë, raporton EO.“Njëra nga risitë që na bënë të ndihemi më komod në kuptimin e angazhimit për vitin e ardhshëm është se prej momentit kur kam marrë drejtimin e ministrisë së bujqësisë ne kemi pasur 40 milionë euro borxhe të cilat i kemi adresuar, por që kemi mundësuar implementimin e pagesave direkte por edhe njërën nga pjesët e programit të granteve për vitin 2020-2021”.

“Ne futemi në vitin 2022 me politika të hartuara me dy strategji. Pas një periudhe 9 vjeçare të mos aprovimit të asnjë ligji në Qeveri as Kuvend ne do të aprovojmë mbi 20 ligje në kuadër të sektorit të bujqësisë”.“Hyrja në vitin 2022 pa obligime dhe pa borxhe pashmangshëm që sektorin e bujqësisë do ta gjejë në një situatë shumë më të favorshme. Me shumë risi, aktivitete dhe kreativitet me më shumë përkrahje për fermerët tanë dhe ma shumë bereqet dhe rendimet për vitin 2022”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.