ARKATANA

Ministria e Brendshme rikujton se nga 1 janari qytetarët lëvizin pa viza në Evropë, tregon rregullat

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministria e Punëve të Brendshme ka rikujtuar për qytetarët e Kosovës se nga 1 janari i vitit 2024 me pasaportë të Kosovës do të keni mundësinë e udhëtimit pa vizë për qëndrime afatshkurtra.

MPB thotë se këto viza lejohen për vizitat turistike dhe ato te miqtë apo familjarët, disa herë brenda vitit.

Kjo e drejtë ju takon 90 ditë brenda një periudhe prej 180 ditësh.

Ndryshe, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha në Tiranë më 17 tetor se Franca bëri një “gjest besimi sa i përket çështjes së vizave për Kosovën”.

“Dua ta them një gjë me shumë qartësi. Ne kemi bërë një gjest besimi për çështjen e vizave. Sa i përket Francës, ato [vizat] janë hequr sepse ne respektojmë fjalën e dhënë. E sot, fjala nuk po mbahet. Pres një angazhim real nga këto dy autoritete [Kosova dhe Serbia] që të ecin përpara në javët e ardhshme. Ky është vetë kushti për paqe në gjithë rajonin”, deklaroi Macron.

Në Kosovë dhe Shqipëri është raportuar se Macroni ka deklaruar në Tiranë se Franca ka suspenduar vendimin për liberalizimin e vizave.

Fundamenti

Agjencia franceze e lajmeve, AFP, lidhur me deklaratën e Macronit në Tiranë për vizat, tha se me këtë “ai e ka kërcënuar Kosovën me zhbërjen e vendimit të vizave”.

Macron foli për vizat në Tiranë duke e ndërlidhur situatën politike mes Kosovës dhe Serbisë.

Deri më tash vetëm një herë kishte ndodhur që një shtet anëtar i BE-së të kërkojë suspendimin e liberalizimit të vizave për një vend të rajonit.

Holanda, në vitin 2019, kishte kërkuar që të suspendohet liberalizimi i vizave për shtetasit e Republikës së Shqipërisë.

Si arsyetim kishte përmendur rrezikun që shtetasit e Shqipërisë, të përfshirë në krimin e organizuar në Holandë, paraqesin për sigurinë kombëtare të këtij vendi. Por, Komisioni Evropian e kishte refuzuar këtë kërkesë./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.