Fundamenti

Ministria e Brendshme pa asnjë ekspert të sigurisë!

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Ministria e Punëve të Brendshme, që është ndër dikasteret më të rëndësishëm të qeverisjes në vend, po drejtohet nga njerëz që s’kanë lidhje me fushën e sigurisë.Përpos ministrit Skënder Hyseni, i cili s’ka lidhje me fushën e sigurisë, edhe të gjithë këshilltarët e tij vijnë nga fusha tjera të jetës.
Skënder Hyseni, është me ‘background’ nga letërsia angleze. Ai për një kohë të gjatë ka qenë përkthyes i ish- presidentit, Ibrahim Rugova, ndërkaq, gjatë qeverisjes PDK- LDK, 2007- 2010, ai ishte ministër i Kulturës dhe i Punëve të Jashtme.

Gazeta Blic merr vesh se asnjë nga këshilltarët e tij nuk vjen nga fusha e sigurisë.

KëshilltarI i Hysenit, Agim Gashi, vjen nga fusha e gjuhës dhe e letërsisë. Ai i ka përfunduar studimet nga gjuha shqipe. Gashi ishte drejtor i shërbimeve publike në Komunën e Prishtinës, derisa Kryeqytetin e udhëhiqte Isa Mustafa.

Në profilin e Gashit në Facebook, figuron që ai pos postin e këshilltarit, në të njëjtën kohë mban edhe postin e asamblistit në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Agim Gashi është edhe kryetar i Degës së V të LDK-së në Prishtinë.

ARKATANA

Edhe këshilltarja tjetër, Shqipe Mjekiqi nuk ka lidhje me sektorin e sigurisë. Ajo ka përfunduar studimet në shkenca politike dhe në marrëdhënie ndërkombëtare. Mjekiqi, gjatë kohës sa Fatmir Sejdiu ishte president i vendit, kishte qenë këshilltare e tij.

As Shkodran Manaj nuk vjen nga fusha e sigurisë. Ai ka përfunduar fakultetin juridik. Manaj pos postit të këshilltarit politik, në profilin e tij zyrtar në Facebook, atij i figuron edhe si udhëheqës i Divizionit për hartimin dhe harmonizimin e legjislacionit në MPB.
Këshilltarja tjetër, Filloreta Gashi vjen nga fusha e integrimeve evropiane.

Ndërkaq, i vetmi këshilltar, i cili deri diku mund t’i plotësoj për së afërmi kushtet për të qenë këshilltarë, është Ismet Zymeri, ish-drejtor i Toiforit. Në profilin e tij në Facebook, shkruan se ai ka përfunduar studimet në shkencat e kriminalistikës në Sarajevë.

Ministria e Punëve të Brendshme, është pa dyshim ndër ministrinë që përpos që ka numrin më të madh të punjonësve, është ndër ministritë më të ndjeshme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.