ARKATANA

Ministria e Arsimit nuk ia doli “t’i pastrojë” librat as këtë vit shkollor

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

“Kur të ma bini fjalën se më ka lindur djalë, do të zbraz njëqind e një top, e nëse më sillni lajmin se më ka lindur vajzë, unë do ta pres vajzën me gjithë të ëmën”.

Kështu nis njëra nga përmbajtjet mësimore me titull “Vajza që u bë djalë”, të librit të leximit për klasën e katërt për shkollimin fillor, shkruan sot Koha Ditore.

Librit shkollor që botohet nën kujdesin e Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë së Kosovës (MASHT), bashkë me afro 170 tituj të tjerë që Ministria u ndan falas nxënësve të arsimit të detyrueshëm.

Mësimet si ky dhe të tjerë të ngjashëm edhe në këtë vit shkollor janë identifikuar si pjesë të përmbajtjeve të librave shkollorë, megjithëse zyrtarë të Ministrisë së Arsimit patën premtuar kujdes të shtuar gjatë ribotimit të tyre, pasi që rreth përmbajtjeve të tyre ka pasur vërejtje dhe kritika të shumta nga prindërit, mësimdhënësit, pedagogët dhe psikologët në vitin e kaluar shkollor.

Eco Higjiena

Duke u bazuar në ato vërejtjet, drejtues të Ministrisë së Arsimit para se të niste ky vit shkollor, patën thënë se është ndërhyrë në përmbajtjen e gati të gjitha librave shkollorë, por në së paku dhjetë prej tyre janë hequr dhe përmirësuar disa nga mësimet apo termet rreth të cilave ka pasur vërejtje nga prindërit, nxënësit dhe të tjerët.

Megjithatë, në librat e këtij viti sërish gjenden mësime sikur ky “Vajza që u bë djalë”, ku flitet për mbretin që kishte katër vajza dhe kur po priste lindjen e fëmijës së pestë, ishte kërcënuar se nëse sërish gruaja do t’i lindte vajzë, do ta priste vajzën dhe atë.

Dhe pastaj gruaja e kishte mashtruar mbretin se i kishte lindur djalë, ndonëse edhe fëmija i pestë ishte vajzë, përcjell koha.net. E vajza kur ishte rritur, kishte hequr shumë për të fshehur nga babai të vërtetën se ishte vajzë. Kishte bërë çmos derisa ishte bërë djalë.

http://koha.net/?id=27&l=76837

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.