FIDANISHTJA

Ministria e Arsimit nis “skanimin” e kolegjeve private

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ia ka drejtuar një urdhëresë Inspektoratit të Arsimit për inspektimin e katër institucioneve private të arsimit të lartë në Kosovë, për të cilat ka dyshime që janë duke funksionuar në kundërshtim me ligjin.

Në këtë letër, një kopje të së cilës e posedon “Koha Ditore” , ministri Bajrami kërkon nga Inspektorati që t’ia dorëzojë raportet zyrtare brenda “një afati të arsyeshëm kohor”, deri më 20 mars, në lidhje me gjendjen e katër institucioneve private të arsimit të lartë: universitetin “VPA”- dega në Prishtinë, kolegjin universitar “Biznesi”- degët në Prizren dhe Vushtrri, institutin “Ekoman” në Graçanicë, si dhe “Anadollu” në Prizren.

FIDANISHTJA

Ministri Bajrami po ashtu në letër obligon Inspektoratin që “në rast të konstatimit të lëshimeve dhe parregullsive të marrë vendim të menjëhershëm për ndërprerjen e ushtrimit të veprimtarisë arsimore të institucioneve përkatëse dhe inicimin e procedurës adekuate sipas shkallës së cenimit të ligjit”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.