ARKATANA

Ministria e Arsimit dhe komunat përplasen për librat e filloristëve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministria e Arsimit ka paralajmëruar që në rast se do të ketë vonesa në shpërndarjen e librave për filloristët, në vitin e ri shkollor 20142015, përgjegjësia do t’u mbetet drejtorive komunale të arsimit.

Zyrtarë të lartë të kësaj Ministrie kanë thënë se rreth 70 për qind e komunave të Kosovës nuk i kanë dorëzuar ende raportet për numrin e librave që i kanë në stoqe dhe ata që duhet të blihen të rinj, për nxënësit e viteve të para të shkollimit, që nga klasa e parë deri në të nëntën. Ata kanë akuzuar drejtoritë komunale të arsimit për neglizhencë të këtij procesi, shkruan sot Koha Ditore.

FIDANISHTJA

Por këtyre akuzave u janë kundërpërgjigjur zyrtarë të komunave, duke thënë se procesi është vonuar për faj të vetë Ministrisë.

Alush Istogu, drejtor i Arsimit Parauniversitar në MASHT, ka thënë se kjo Ministri e ka bërë një plan dinamik të punës për fillimin e vitit shkollor 2014/2015, ka formuar grupet punuese për mbledhjen e të dhënave dhe mbikëqyrjen e procesit, si dhe i ka kryer procedurat e veta me kompanitë që merren me prodhimin dhe furnizimin e librave. Sipas tij, janë lidhur kontrata me katër kompani që i furnizojnë nxënësit me tekste dhe se po pritet vetëm t’u dorëzohen të dhënat se sa libra duhet të prodhojnë dhe të shpërndajnë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.