UBT

Ministria e Abrashit pagoi 800 mijë euro pensione për të vdekurit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sipas raportit të auditit, thuhet se prej tyre janë 199 mijë e 194 euro që ishin paguar në vitin 2015 për përfituesit që kishin vdekur në 2014 e më herët. Madje, sipas raporteve të auditorit, thuhet se në mesin e këtyre pagesave kishte raste kur pensionet ishin paguar deri në 11 muaj pas vdekjes së përfituesve.

Të gjeturat e ZAP-it në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies sociale

ZAP-i: Edhe të punësuarit, përfitues të ndihmave sociale

Sipas raportit të auditit, thuhet se prej tyre janë 199 mijë e 194 euro që ishin paguar në vitin 2015 për përfituesit që kishin vdekur në 2014 e më herët. Madje, sipas raporteve të auditorit, thuhet se në mesin e këtyre pagesave kishte raste kur pensionet ishin paguar deri në 11 muaj pas vdekjes së përfituesve.

Mobi Casa

Nga të gjeturat e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale të Kosovës, që drejtohet nga ministri Arban Abrashi, vërehen lëshime të mëdha në shumë fusha, por më skandalozja është ajo se kjo Ministri ka paguar qindra mijëra euro pensione për të vdekurit.

“Sipas rregullave, pensionet duhet të ndalen pas vdekjes së përfituesit. Ndërkaq, mësohet se totali i pensioneve të paguara pas vdekjes së përfituesve arrin vlerën prej 801.723 euro”, thuhet në raportin e Auditorit. Gjithnjë sipas raportit të auditit, prej tyre janë 199 mijë e 194 euro që janë paguar në vitin 2015 për përfituesit që kishin vdekur në 2014 e më herët.

Sipas auditorit, thuhet se në mesin e këtyre pagesave kishte raste kur pensionet ishin paguar deri në 11 muaj pas vdekjes së përfituesve. Sipas auditorëve, mbetja e personave të vdekur në listat e pagesave të pensioneve rezulton me pagesa të parregullta, dhe me dëmtim të buxhetit.

Auditori ka rekomanduar ministrin që të sigurohet se do të ndërmerren veprimet e duhura në mënyrë që të sigurojë forcimin e kontrolleve të brendshme në pastrimin e listave, duke bërë krahasimin e vazhdueshëm sistematik të regjistrave me regjistrin civil, në baza mujore, para se të bëhet kompensimi i pensioneve.”./kosova sot/